LDK dhe Vetëvendosje drejt bashkimit, PAN në opozitë

Politika

LDK dhe Vetëvendosje drejt bashkimit, PAN në opozitë

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 13 gusht 2017 Në ora: 19:09
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

“Ne jemi në pritje pasi ne nuk jemi një koalicion që mund të negociojmë me dikë kur tjetërkush e ka të drejtën e provës së parë. Derisa të mos konsumohet ajo e drejtë, bisedat tona janë veç të kota”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka dhënë afat prej 10 ditësh Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën është në koalicion dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bëjnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve.

Ai ka thënë se partia e tij nuk do të jetë bllokuese për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Ndonëse në media deklarata e tij, u pa si një ultimatum, Pacolli ka thënë se ai nuk jep ultimatum, pasi, sipas tij, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia.

Ai ka kërkuar nga LDK dhe Vetëvendosje të formalizojnë marrëveshjen, e cila siç ka thënë ai, do t'i jepte fund krizës politike.

Për deklaratën e Behgjet Pacollit, ka komentuar nënkryetari i LDK-së Agim Veliu. Ky i fundit, ka thënë në një prononcim për gazetën “Bota sot”, se bisedat me Lëvizjen Vetëvendosje janë të kota, derisa koalicionit PAN t’i konsumohet e drejta e provës së parë për formimin e institucioneve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat