PAN, peng i vullnetit politik të Listës Serbe

Politika

PAN, peng i vullnetit politik të Listës Serbe

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 gusht 2017 Në ora: 19:38
Simiq, Haradinaj dhe Veseli

“PAN mbetet tutje peng i vullnetit politik të Listës Serbe, rrjedhimisht në duar të presidentit serb. Në këtë rast, madje Beogradi do të fitojë një lloj legjitimiteti që ta cilësoj këtë qeveri si qeverie të "krahinps së Kosmetit”, ka thënë zyrtari i VV-së, Sadri Ramabaja.

Vazhdim i bojkotit të seancave flet se PAN nuk po arrin ta shndërrojë Parlamentin në |Treg të skllevërve modern”. Kështu vlerëson zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje  Sadri Ramabaja.

Ai ka thënë se PAN mbetet tutje peng i vullnetit politik të Listës Serbe, rrjedhimisht në duar të presidentit serb.

Zyrtari i VV-së i VV-së Sadri Ramabaja,  ka pohuar se në strategjinë tashmë të bërë publike nga ana e krerëve të PAN-it, nuk rezulton se të hënën, në seancën e paralajmëruar tashmë, do të marrin pjesë blloku PAN.

Sipas tij, vazhdim i bojkotit të seancave flet se PAN nuk po arrin dot ende ta shndërrojë Parlamentin në Treg të skllevërve modern.

“Rrjedhimisht "strategët" e këtij tregu absurd, do të vazhdojnë presionin ndaj disa prej deputetëve të LDK-së dhe posaçërisht ndaj AKR-së. Shenjat janë se ky presion tashmë ka dhënë ca rezultate sepse kreu i AKR-së duket se pret që të shtohen dozat e presionit dhe kalimin e tij me grupin e tij parlamentar ose qoftë edhe vetëm tre sosh, sa duket se janë më të gatshëm, shpejt do ta kemi të rreshtuar tek PAN-i. Këtë veprim, natyrshëm BP do të mundohet ta "shes si akt "patriotik" dhe në dobi të "Shtetit"”, është shprehur ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat