Koalicioni LDK-LVV rrotacion i mirëfilltë i pushtetit

Politika

Koalicioni LDK-LVV rrotacion i mirëfilltë i pushtetit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 gusht 2017 Në ora: 18:15
Faton Peci

Ish kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Faton Peci në një intervistë për “Bota sot” ka treguar se fajtori për bllokadën në Kuvend është koalicioni PAN i cili pushtetin e dëshiron më shumë se gjithçka tjetër. Peci po ashtu ka treguar se Kadri Veseli është I pa denjë me qenë në krye të Kuvendit.

Sipas tij Në mandatin e kaluar ka udhëhequr keq, ka thyer ciklet normale të funksionit të komisioneve dhe trupave të tjera të Kuvendit. Peci po ashtu ka shpjeguar se një koalicion më vetëvendosjen do të mundësonte për herë të parë një rrotacion të pushtetit në mënyrë të mirëfilltë, pavarësisht dallimeve ideologjike.  

Ai po ashtu ka thënë se kandidati që do t’ia kthente prapë LDK-së Prishtinën është Vjosa Osmani dhe është kandidatja e duhur. Zyrtari nga LDK-ja ka thëne po ashtu se gjitha përgjigjet janë qëndrimet e tija personale e jo të partisë.

Bota sot: Si e vlerësoni mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës deri më tash. Kush mendon se është fajtor për gjendjen e krijuar?

Faton Peci: Fajtori është i ditur, koalicioni PAN po mban peng themelimin e institucioneve. Ata po funksionojnë me logjiken ose ne jemi ne pushtet ose askush tjetër.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat