Interesat që po i mbajnë bashkë liderët e PAN-it

Politika

Interesat që po i mbajnë bashkë liderët e PAN-it

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 gusht 2017 Në ora: 18:19
Krerët e koalicionit PAN

Ish Ambasadori Lulzim Peci  ka thënë se një qeveri me stabilitet të lartë do ta krijonte VV – LAA dhe Nisma.  Analistët e konsiderojnë të qëlluar një ide të tillë, mirëpo nuk presin nga Nisma për Kosovën që të ndërmarr këtë hap.

Në rast, se Ramush Haradinaj nuk arrin ti krijojë numrat edhe pas votimit të kryetarit të kuvendit, atëherë parashikohet një mundësi që NISMA të largohet nga PAN. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre NISMA është satelit i Ramushit, prandaj dhe është tejet të vështirë një mundësi të tillë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja VV, Sadri Ramabaja ka pohuar se gjasat që të shkëputet NISMA nga koalicioni parazgjedhor që tani po quhet PAN, duket të jenë të vogla. Së paku, jo, derisa të dëshmohet se kandidati për kryeministër,  R.Haradinaj, nuk përmbush kushtin kushtetues (50 % plus 1) që të zgjidhet kryeministër.

Sipas tij, koalicioni qeverisës me përfshirje sa më të gjerë, duke llogaritur edhe Nismën, por edhe AAK, por duke lënë në opozitë PDK-në, do të ishte zgjidhja më ideale për qeverinë që do të mund të krijohej dhe udhëhiqej nga VV.

“Personalisht mendoj se zgjidhje më afatgjate e këtyre ngërçeve të riciklueshme që prodhon sistemi ynë politik, do të ishte ndryshimi i këtij sistemi. Modeli zviceran i qeverisjes, ku partitë politike parlamentare janë pjesë e qeverisjes komfor çelësit që parapërcakton Ligji për qeverisje, do të garantonte stabilitet politik. Kjo qasje kërkon pjekuri politike dhe përgjegjësi politike”, ka thënë deputeti Ramabaja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat