LDK-së i duhet një qasje e re për Prishtinën

Politika

LDK-së i duhet një qasje e re për Prishtinën

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 16 gusht 2017 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa Kuvendi nuk po konstituohet. Partitë politike sikur kanë fituar një lloj komoditeti në gjithë këtë situatë. Po justifikohen për krizën duke fajësuar njëra tjetrën për bllokadën e shkaktuar. Paralel me këtë situatë, po zhvillohen edhe garat brenda subjekteve për kandidatë për kryetar të Komunave.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka publikuar ende emrin e kandidatit për Prishtinën. Aq i rëndësishëm është ky emër për LDK-në që dikur drejtonte kryeqytetin, sa që po heziton ta bëjë publik momentalisht. Emrat që janë përmendur deri më tash në nivele spekulimesh lënë shumë për të dëshiruar. Madje, ka persona të caktuar të cilët qysh në fillim të këtij viti, në forma të ndryshme kanë promovuar veten si kandidatë të LDK-së për kryetar Komune. Ndërkohë, kryesia ende nuk e ka zyrtarizuar askënd. Mbledhjet e vazhdueshme që po i mban kryesia e LDK-së po dalin të jenë pa rezultat. “Lufta” për t`u kandiduar për kryetar të Prishtinës duket të jetë më e ashpër se sa vet gara karshi kundërshtarëve të tjerë në zgjedhje lokale.

Pasurimi i listës së LDK-së me emra të rinj për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe suksesi i tyre në zgjedhje, tregojnë se kjo parti duhet të ndryshoj qasjen. Duke respektuar kontributin e anëtarëve të vjetër e duke lëshuar rrugën për të rinjtë. Kjo do të ishte formula më e mirë për partinë e parë me frymë pluraliste në tërë Ballkanin. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat