Mediat zvicerane pasqyrojnë gjykimin e sulmit me bombë në gazetën kombëtare “Bota sot”

Politika

Mediat zvicerane pasqyrojnë gjykimin e sulmit me bombë në gazetën kombëtare “Bota sot”

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 gusht 2017 Në ora: 18:23
Gazeta "Bota sot"

Një 41 vjeçar dërgoi një bombë në redaksinë e një gazeta shqiptare në Cyrih. Sot filloi procesi gjyqësor kundër rastit në fjalë pranë Gjykatës Federale të Bellinzona, shkruan “SDA”.

“Bomba nuk duhej të shpërthente por të ishte një mësim,” tha i akuzuari përpara Gjykatës në Bellinzona. Gjykata ka filluar sot dëgjimin e palëve për rastin e dërgimit me bombë në gazetën shqiptare “Bota sot” në 27 shtator 2002 në Cyrih.

Media tjetër zvicerane “20min” jep detaje mbi mbarëvajtjen e procesit.

“I akuzuari (41), një shtetas i Maqedonisë dhe Zvicrës, ka pranuar se ka konstruktuar paketën me bombë, por me këtë nuk dëshironte të lëndonte askënd. Ai kishte nisur me atë se granata nuk është funksionale,” përcjell  botasot.info. “Por kjo nuk është e vërtetë. Pasi nëse paketa do hapej në formë normale, atëherë paketa me bombë do shpërthente,” shkruan vetë media zvicerane “20min”. “Fatmirësisht shefi i “Bota sot” kishte hapur paketën në mënyrë anësore dhe më pas me ndihmën e policisë ishte çmontuar ajo.”

«Tmerr emocional»

41 vjeçari ka tre fëmijë dhe deri në ditën e arrestimit ka shkuar rregullisht në punë. Raportet e dy burgjeve, ku ai ka qenë prezent, janë pozitive. Si arsye të “Paketës me bombë” shtetasi i dyfishtë jepte një sqarim “tmerrësisht emocional” mbi masakrimin e popullatës civile gjatë Luftës së Kosovës.

Atëkohë kishte parë një film dokumentar dhe kishte konstruktuar me shpejtësi bombën. Tashmë 41 vjeçari akuzohet për “vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Nga bastisja në shtëpi, atij ju konfiskua një pistoletë e zhvilluar dhe prodhuar në Bashkimin Sovjetik. Gjithashtu policia gjeti edhe municione. Të dyja i kishte gjetur gjatë shkatërrimit të shtëpisë së vjetër dhe kishte pasur për qëllim ti dorëzonte në polici; shkruan më tej media zvicerane “20min” mbi procesin e sotëm gjyqësor.

Arrestimi i rastësishëm

Në fund mediat zvicerane pasqyrojnë edhe arrestimin rastësor të akuzuarit, i cili ishte përleshur në një lokal kërcimi në Cyrih në dhjetor 2016. “ADN e tij përputhej me gjurmët e gjetura në paketën me bombë, kështu që erdhi deri te arrestimi i tij në 31 janar.”

Ai e kishte  marrë si dhuratë granatën ruse gjatë një përfshirje shumë mujore në luftën e UÇK në Maqedoni. Kjo është treguar në aktakuzë. Më pas e kishte sjellë në Zvicër me veturë nga kufiri i Chiasso, duke e vendosur në vitrinën e dhomës ndenjëse.

Akoma nuk është bërë e ditur se çfarë dënimi kërkon Prokuroria. Prokuroria do të njoftojë për rastin. Vendimi do të publikohet me 20 shtator./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat