Daçiç “skandal” tjetër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për Kosovën

Politika

Daçiç “skandal” tjetër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për Kosovën

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 16 gusht 2017 Në ora: 21:07
Mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën

 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti sot diskutimin e radhës, dhe të fundit për vitin 2017, për Kosovën, ku përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, në mbledhjen e radhës paraqitën pikëpamje shumë të ndryshme për gjendjen në Kosovë, duke nxjerrë kështu me në pah edhe një herë se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të vështira. 

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku u përqendrua tek arritjet e fundit diplomatike të Kosovës, duke thënë se ato do të hapin mundësi të reja për qytetarët e Kosovës. Çitaku denoncoi reagimin e zyrtarëve të lartë të Serbisë ndaj këtyre zhvillimeve. Ajo tha se rruga e Kosovës drejt integrimit në institucione ndërkombëtare dhe perspektiva evropiane e saj, është e pakthyeshme.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, u përqendrua tek gjendja e sigurisë e serbëve dhe pakicave të tjera joshqiptare në Kosovë, duke thënë se kushtet e sigurisë për ta janë shqetësuese dhe të drejtat e tyre shkelen ne menyre konstante. Daçiç e portretizoi gjendjen si mungesë vullneti dhe dobësi në qeverisje, duke përmendur edhe situtën e brishtë politike në Kosovë. 

Përfaqësuesi i Beogradit në Këshilli i Sigurimit, sot ku u diskutua mbi zhvillimet në Kosovë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në New York, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka shkaktuar një skandal tjetër, duke i ndërhyrë me tone të “nervozuara” dhe disa her jashtë rradhe në marrjen e fjalës, së paraqitur në Këshillin e Sigurimit (KS) gjatë kohës kur fliste Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku.

Image
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

Aqsa është, dashur ndërhyrja demostrative, që t’i tërheq vëmendjen Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, dhe madje të mbyll mbledhejn e rradhës edhe para kohës së parashikuar, e Ambasadorit të Egjyptit, Amr Abdel Latif Aboulatta, Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Arabe të Egjiptit në OKB dhe Presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin gusht, i cili kryesoi mbledhjen e Këshillit për të shqyrtuar zhvillimet në Kosovë dhe punën e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington D.C., Vlora Çitaku, replikoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiqin, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke e nxjerrë atë jashtë “kontrollit", saqë, ai u pa edhe mbasi mbledhja u deklaruar e mbyllyr të debatonte me zë të lart në Këshillin e Sigurimit.

Ka qenë momenti kur Çitaku tha se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, dhe se ne Shqiptarët e Kosovës, : “Jemi krenar që ne nuk jemi pasardhës të Millosheviqit. Por jemi njerëz të cilët kanë luftuar kundër regjimit të Millosheviqit dhe Karagjiqit….”

Image
Ivica Dacic

Daçiq në ato çaste me nervozëitet dhe në mënyrë demostrative para kamerave, hoqi nga veshi dëgjueset kur po dëgjonte me përkthim ato që po thoshte ambasadorja Çitaku.

Daçiq jo vetëm që nuk i vendosi prapë dëgjueset, kur Çitaku po replikonte me të, para Këshillit të Sigurimit, me fjalën e dhën nga kryesusesi i kësaj mbledhje, Ambasadori i Egjyptit, Amr Abdel Latif Aboulatta, Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Arabe të Egjiptit në OKB dhe Presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin gusht, por ai ka kryer gjeste jo diplomatike, dhe aspak etike, duke e detyruar kryesuesin e mbledhjes të e deklarojë atë të mbyllur për këtë vit.

Pas debatit të ashpër në seancën e Këshillit të Sigurimit ndërmjet ambasadores së Kosovës nëWashington, Vlora Çitakut dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, fjalën sërish e ka marrë zv/kryeministri serb.

Daçiç në fund në replikën e tij edhe një herë ka folur për kinse debimin serbëve nga Kosova.

Ai  ka përmendur disa shifra që dikur serbët jetonin në qytetet e Kosovës, duke i krahasuar me numrin e tanishëm që ata jetojnë.

Megjithatë, përgjigjja e Ambasadores sonë në SHBA ka qenë e menjëhershme dhe me argumente, të cilat shkatuan mospërmbatje tek përfaqësuesi i Beogradit Ivica

Daçiç.Ndërsa,  përfaqësuesja e Kosovës, në këtë mbledhje të KS, i ka paraqitur shifrat e serbëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, duke thënë se ky numër tejkalon 100 mijë serbë, përfaqësuesi i Serbisë, Ivica Daçiç ndërhyn me nervozë dhe zë të lart duke folur.

Çitaku mandej i ka paraqitur të gjitha shifrat me radhë për secilën komunë ku jetojnë serbët, duke i hedhur poshtë me argumente pretendimet e Daçiqit.

”Unë jam shqiptare etnike dhe qytetare krenare e Kosovës, Kosova nuk është një projekt i përkohshëm, Kosova është këtu për të qëndruar përgjithmonë” tha Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku.

Përfaqësuesja e Kosovës në mbledhjen e radhës së Këshilit të Sigurimit të OKB-së, vazhdojë ajo duke folur, megjithë ndërhyrjet për të bër “zhurmuesin” të Ministrit të Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Ajo tha se :”Duke pranuar të vërtetën rreth krimeve të luftës në Kosovë është e vetmja mënyrë që të dy shoqëritë mund të ecin përpara. Presidentja Jahjaga, shtoi Çitaku, nuk ishte në gjendje të lexonte fjalimin e saj në Beograd, prandaj dua të lexoj një pjesë të saj këtu: "Tregimet e paraqitura në libër nuk janë vetëm tregime të torturës dhe abuzimit. Ato janë tregime të formës më të ashpër të torturës. Këto janë tregime të përdhunimit e të përdhunuesit të përdorur si një mjet lufte. Këto janë tregime për një të vërtetë që është tentuar të jetë e fshehur, e fshehur dhe e varrosur. Gjatë viteve kam takuar qindra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, në pjesë të ndryshme të vendit tim. Me kujdes dhe durim, i kam dëgjuar historitë e tyre; Kam qarë për ata që më kishin nevojë të qaja me ta, dhe kam qëndruar i fortë për ata që më duhej të ishin të fortë. Kam dëgjuar një tregim për një grua nga rajoni i Drenicës i cili vazhdimisht është përdhunuar nga paramilitarët serbë për më shumë se gjashtë muaj. Kam folur me një grua në Gjakovë, trupin e të cilës e gjymtuan, ndërkohë, që ishte përdhunuar. Vetëm kohët e fundit kam takuar fëmijën e një viktime të përdhunimit të luftës, i cili vdiq pa marrë drejtësinë që shpresonte për kaq shumë vite; Unë me të vërtetë shpresoj që ju të lexoni këtë libër, ta ndani atë me miqtë dhe familjen tuaj, kërkoni nga qeveria juaj të ndëshkojë autorët dhe të kërkoni pajtimin me fqinjët tuaj. Ne nuk do të lejojmë që dikush të na mbajë peng të së kaluarës. Viktimat e këtyre krimeve nuk do të jenë kurrë në gjendje të gjejnë paqe, përveç nëse autorët e këtyre krimeve janë sjellë para drejtësisë. Ky është një parakusht për paqen e qëndrueshme, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme stabile për gjeneratat e ardhshme. E ardhmja e vendeve tona qëndron në duart tona. Le të jetë një e ardhme e pajtimit dhe paqes “


“Ne nuk kërkojmë leje nga ju për asgjë, ne në dialog nuk kemi hyr që të tjerët të na e njohin pavarësinë sepse ajo ka ndodhur, por jemi për fqinjësi të mirë. Në UNESCO s’ia kemi dal për tre vota, por të siguroj se herën e ardhshme do ja dalim”, i tha ajo.

“Ju ftojmë të pranoni realitetin dhe ta pranoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për vërtetësinë e pavarësisë së Kosovës, të cilën pyetje Serbia vetë e drejtoi atje”, tha ajo.
Pas replikës së saj, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbylli debatin për raportin tremujor për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat