Deliu-Kodra paralajmëron befasi te nominimi i kandidaturave

Politika

Deliu-Kodra paralajmëron befasi te nominimi i kandidaturave

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 21:25
Blerta Deliu

Shumë shpejtë pritet të mbyllen listat me emrat e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet e 22 tetorit. Derisa disa parti kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët, është Partia Demokratike e Kosovës që nuk ka bërë publik pothuajse asnjë emër të tyre. E kontaktuar nga mediat, deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu është shprehur se PDK, është në fazën finale të përgatitjes për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas Deliut, këtë javë fillon edhe prezantimi i kandidatëve për kryetar të komunave.

“Ajo çfarë është e rëndësishme, në këto zgjedhje PDK do të ketë mbi 300 personalitete të reja që do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna. PDK do të ketë kandidatë të rinj për kryetar të komunave në gati gjysmën e komunave”, ka thënë Deliu.

Madje sipas saj PDK ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që në përfundim të atyre nacionale.

“Që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të qershorit, PDK ka filluar përgatitjet e zgjedhjeve lokale dhe ekipet tona të ekspertëve janë marrë me hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave”, ka përfunduar Deliu.

Siç duket PDK  ka ende punë deri në përfundim të gjithë emrave kandidues, për të cilët edhe mund të ketë pakënaqësi brenda partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat