Jeton Lleshi po gjykohet, radhën do ta kenë urdhërdhënësit

Politika

Jeton Lleshi po gjykohet, radhën do ta kenë urdhërdhënësit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 16 gusht 2017 Në ora: 22:02
Në Gjykatën Federale të Zvicrës, Jeton Lleshi, mik i afërt me disa nga figurat kryesore të jetës politike në Kosovë, ka pranuar fajin për bombën e dërguar me postë në adresë të gazetës “Bota sot”.

12 pjesëtarë të redaksisë së gazetës “Bota sot”, i ka shpëtuar vetëm fati nga më e keqja. Dalëngadalë, me ndihmën e drejtësisë zvicerane, po vjen dita për zbardhjen e së vërtetës. Ndaj Jeton Lleshit, sulmuesit me granatë ruse në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”, më 27 shtator të vitit 2002, tashmë ka nisur procesi gjyqësor.  Në Gjykatën Federale të Zvicrës, Jeton Lleshi, mik i afërt me disa nga figurat kryesore të jetës politike në Kosovë, ka pranuar fajin për bombën e dërguar me postë në adresë të gazetës “Bota sot”.

E vërteta së shpejti do të dalë në shesh. Por, pavarësisht kësaj, asnjëra nga partitë politike e as institucionet e Kosovës, nuk u kujtuan që ta përshëndesin rastin e arrestimit dhe gjykimit të Jeton Lleshit nga Gjykata Federale e Zvicrës. Të heshtura janë edhe mediet në Kosovë, përveç vet gazetës “Bota sot”. Lajmin që ka zënë ballinat e medieve më prestigjioze zvicerane, nuk po e përmend asnjëra nga mediat e portalet e Kosovës. Edhe Asociacioni i gazetarëve nuk u kujtua të thoshte të paktën dy tre fjalë për rastin. Institucioni që ju rri gati edhe sulmeve më të vogla ndaj gazetarëve, nuk reagoi.

Mbase në këtë ka ndikuar edhe emri i Jeton Lleshit i cili është i afërt me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj si dhe shumë figura të tjera politike në Kosovë siç është Këshilltari i Presidentit Thaçi, Bedri Islami.

Kjo heshtje flet më së miri për shtetin e kapur që përmendet nga shumë politikanë në Kosovë, e që në fakt edhe vet janë kapsit e drejtësisë, policisë dhe shtetit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat