Buja: Shtegun e ri e gjeta tek ish-shokët e luftës

Politika

Buja: Shtegun e ri e gjeta tek ish-shokët e luftës

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 17 gusht 2017 Në ora: 10:53
Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ndersa ne sfond kryetari i Nismes per Kosoven Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se sot pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Partinë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të kalojë në radhët e Nismës për Kosovën, pasi që i janë mbyllur të gjitha shtigjet nga PDK-ja.

Ai në një konferencë për media me rastin e aderimit në Nisma, ka deklaruar se kalimi në subjektin e ri politik madje mund të jetë edhe  i vonuar, por jo edhe i rastësishëm.

Buja: Nuk është rastësi pse iu bashkova Nismës

“Pas mbylljes së të gjitha shtigjeve siç thotë Kafka, shtigje të hapura duke ecur dhe unë pas mbylljes së këtyre shtigjeve gjeta një shteg. Dhe atë shteg e gjeta te bashkëluftëtarët e mi, tek shokët e mi të veprimit të ilegales së më hershme, te shokët e mi të veprimit të pas luftës dhe po eci bashkë me ta në drejtim të realizimit të qytetarëve, në veçanti të synimeve programore të Nismës. Nuk është rastësi pse iu bashkova Nismës, sepse këtu gjeta bashkëveprimtarët e mi, këtu do të veproj bashkë me bashkëveprimtarët e mi, të cilët i njoh prej kohësh, janë ndarë më herët se sa unë nga subjekti ku unë ndoshta isha vonuar, po besoj që tash e tutje do të ecim bashkë në mënyrë që të jemi me synimet e Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës “, tha Buja.

I pyetur rreth koalicionit të Nismës me PDK-në, Buja u shpreh se do të veprojë me Nismën dhe se do t'i mbështesë vendimet e organeve të kësaj partie.

Buja: Unë do të veproj me Nismën

“Realisht, unë do të veproj me Nismën, e kam parasysh që Nisma e ka një program që e kemi pasur shumë më herët dhe më mirë i konsoliduar, është një program social demokrat perëndimor dhe normalisht që e gjej veten në këtë program dhe unë do t’i nënshtrohemi vendimeve të organeve të Nismës, nuk do të jetë vendim i imi personal dhe në të ardhmen do të shohim se cilat do të jenë vendimet e Nismës për Kosovën për koalicionin, për të gjitha rrjedhat në Kosovë“, ka thënë Buja.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do të jetë edhe më e fuqishme me ardhjen e Shukri Bujës.

Limaj: Përsëri jemi në rrugë të përbashkët për ndërtimin e shtetit tonë

“Për Nisma për Kosovën është një moment i rëndësishëm sot, është një moment me të cilin besoj që kjo platformë ose ky vizion politik dhe kjo alternativë politike nga sot do të jetë edhe më e fuqishme seç ka qenë. Z. Buja nga pjesa dërrmuese që jemi, kemi qenë bashkëveprimtarë të hershëm në aktivitetin tonë për lirinë e Kosovës, aktivitetin politik e ushtarak. Kemi gjetur rrugën e përbashkët për të realizuar objektivat dhe idealet tona në kohë të vështira. Pas një shkëputje të shkurtër përsëri jemi në rrugë të përbashkët të realizimit, fuqizimit dhe ndërtimit të shtetit tonë”, tha Limaj.

Ndryshe, Buja ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, si dhe nga kryesia e PDK-së, duke thënë se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjan.

Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i ka bërë të ditura në një letër pesë faqe që ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesisë së partisë.

Buja ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. 

Shukri Buja zyrtarizon kalimin te Nisma

Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se sot pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Partinë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të kalojë në radhët e Nismës për Kosovën, pasi që i janë mbyllur të gjitha shtigjet nga PDK-ja.

Ai në një konferencë për media me rastin e aderimit në Nisma për Kosovën, ka deklaruar se kalimi në subjektin e ri politik është i vonuar.

I pyetur rreth koalicionit, Buja u shpreh se do të veprojë me Nismën dhe se do t'i mbështesë vendimet e organeve të kësaj partie.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se partia që ai drejton me ardhjen e Shukri Bujës do të jetë edhe më e fuqishme. Ai konsideron se ardhja e Bujës në Nisma është ardhje në shtëpinë e tij.

"Ne kemi qenë bashkë në aktivitete të shumta dhe për ne është nder i madh që zotëri Buja do të jetë pjesë e Nismës. Nisma për Kosovën do të jetë shumë më e fuqishme se çka qenë deri sot", tha ai.

Buja ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, si dhe nga kryesia e PDK-së, duke thënë se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjan.

Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i ka bërë të ditura në një letër pesë faqe që ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesisë së partisë.

Buja ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Shukri Buja lë PDK-në për Nismën, tregon çfarë i ofroi partia e Limajt

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Shukri Buja, pritet që sot t’i bashkohet Nismës së Kosovës.

Ai ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja, ndërsa sot do të aderojë në partinë e Fatmir Limajt.

Lajmin e ka konfirmuar vet Buja, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke thënë se detajet dhe arsyet e përcaktimit të tij politik, ai do t’i bëjë të ditura në konferencën për media, që mbahet në ora 14:00.

“Në konferencën për media do të shihni përcaktimin tim politik, arsyet, vizionin dhe çfarë synoj me përcaktimin tim politik. Konferenca është në orë 14:00”, është shprehur Shukri Buja.

I pyetur nga gazeta nëse ai do të kandidojë për kryetar të Komunës së Lipjanit, Buja ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se përcaktimin e ri politik nuk e ka bërë për kandidatura. Ai ka deklaruar se vendimi për kalimin tek Nisma, ishte i vështirë dhe i gjatë.

“Jo, nuk synoj Lipjanin, nuk synoj të kandidohem, nuk është përcaktimi im politik shkaku i kandidimeve apo i pozicionimeve për një post. Thjeshtë është përcaktimi im i gjatë dhe një vendim shumë i vështirë, por këtë do ta qartësojë në konferencën për media “, është shprehur Buja për “Bota sot”.

Ndryshe, mbajtjen e konferencës për media e ka konfirmuar edhe Nisma për Kosovën, përmes një komunikate për media, ku ka bërë të ditur se aty i pranishëm do të jetë edhe kryetari i partisë, Fatmir Limaj.

Image
Prezantimi i Shukri Bujës nga Nisma për Kosovën
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat