Blick: Jeton L. i dërgoi një paketë me bombë Xhevdet Mazrekajt, viktima beson në një komplot të shërbimeve sekrete të kundërshtarëve politik

Politika

Blick: Jeton L. i dërgoi një paketë me bombë Xhevdet Mazrekajt, viktima beson në një komplot të shërbimeve sekrete të kundërshtarëve politik

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 gusht 2017 Në ora: 12:39
Paketa me bombë - Viktima Xhevdet Mazrekaj (58) beson në sulm terrorist të kundërshtarëve politik. Foto: Yvonne Leonardi

Nëse granata do shpërthente, atëkohë do humbte gjithë familjen e tij shqiptari nga Kosova me banim në Küsnacht ZH, shkruan “Blick”.

Xhevdet Mazrekaj (58) thuajse se kishte pritur 15 vjet. Por tani ai është ulur në sallën gjyqësore në Bellinzona. Dy rreshta pas burrit, i cili në 27 shtator 2002 kishte dërguar një paketë me bombë. Prokuroria e akuzon Jeton L. (41) për “vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Botuesi i gazetës shqiptare “Bota sot”, e kujton si sot ditën kur e gjithë familja mund ti kishte vdekur. “Ishte e premte, kur paketa erdhi me postë në selinë e redaksisë – gjoja për një verë. E besueshme shkruante mbi atë,” thotë Mazrekaj.

Image
Paketa e bombë nga brenda. Këtu vendosi Jeton L. granatën shpërthyese ruse “Typ F1”.

«Në paketim mund të shikoheshin telat»

Paketa u mor me vete për te takimi familjar në Küsnacht ZH. “Vëllezërit dhe motrat, fëmijët tanë, prindërit e mi, isha vetë i dymbëdhjeti atje,” tregon Xhevdet Mazrekaj. Vëllai i tij, Xhevati, kishte kishte hapur në formë anësore paketën. Kjo ndihmoi që bomba të mos shpërthente.

“Pas një shishe vere të bardhë, mund të dalloheshin lehtë telat. Ne menjëherë alarmuam policinë,” thotë Xhevdet Mazrekaj, «një ekspert i lëndëve shpërthyese erdhi për ta çmontuar granatën.”

Image
Për 14 vjet, policia federale zvicerane e kërkoi dorasin. Nga rastësia ai u kap nga grupi hetimor

Më pas shqiptari kujton se lënda shpërthyese ishte në gjendje të vrasë njerëz në një rreze prej 300 metrash.

«Agresorët e vërtetë janë akoma në gjendje të lirë»

Prej atëherë ai ndjehet i sigurt në Zvicër. “Jashtë nuk mund të dremis natën. Kam frikë se agresorët mund të më vrasin mua ose fëmijët e mi,” thotë gazetari.

Për Xhevdet Mazrekaj burri i akuzuar është vetëm një ithtar i tyre. “L. është një burrë i thjeshtë. Ai nuk ka vepruar vetëm. Agresorët e vërtetë janë në gjendje të lirë,” thotë shefi i “Bota sot”.

Image
Maqedonasi pritet të dënohet shumë.

Gazeta e tij ka redaksi në Cyrih dhe Kosovë. Edhe sot gazetarët e tij janë kërcënuar në mënyrë anonime. “Në Kosovë janë vrarë katër gazetarë tonë,” thotë Xhevdet Mazrekaj. Ai është i qartë: “Ishte një sulm terrorist kundër nesh. I organizuar nga shërbimet sekrete të kundërshtarëve tanë politik.”

Sot vijon më tej seanca. Për Xhevdet Mazrekaj mbetet frika dhe keqkuptimi - pavarësisht se cili do ishte dënimi final për Jeton L../Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat