Veprimet kryeneçe që po e thellojnë krizën

Politika

Veprimet kryeneçe që po e thellojnë krizën

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 gusht 2017 Në ora: 23:58
Kuvendi i Kosovës

24 gushti është caktuar si data e radhës e provimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Koalicioni PAN që nuk mori pjesë për 4 seanca me radhë, më në fund pritet të paraqiten në seancë për t`i dhënë propozimet e tyre për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
Mospjesëmarrja në seancat e kaluara ka shtyrë përfaqësuesit e LAA-së dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje që të shprehin mosbesimin ndaj koalicionit PAN.

Në mbledhjen konsultative të gjithë kundërshtarët e PAN-it shfaqën dilema, ndonëse ishte vet përfaqësuesi i tyre ai që kishte propozuar 24 gushtin.

Kjo tregon për gjendjen në të cilën ka rënë koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Atyre më nuk po u beson thuajse askush. Koalicioni PAN nuk u paraqit në seancë për ta shfrytëzuar të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ky veprim la Kosovën shumë prapa.

Ky koalicion bashkë me Presidentin Thaçi patën deklaruar se institucionet do të formoheshin në kohë rekord. I vetmi rekord që po thyhet në këtë rast është zvarritja e formimit të institucioneve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat