Gashi tregon arsyen pse PAN nuk po shkon në Kuvend

Politika

Gashi tregon arsyen pse PAN nuk po shkon në Kuvend

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2017 Në ora: 10:51
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Qe nga seanca e parë konstituive e 3 gushtit, ku PAN shkoi kërkoi shtyrje të seancës, ky koalicion ka vendosur të mos shkojë në asnjë seancë tjetër të mbajtur.

E për këtë, avokati Tomë Gashi, në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se nuk ndodh askund në botë një gjë e tillë, që koalicioni fitues të fshihet, siç po bën PAN.

Ai thotë se ata po veprojnë kështu, pasi e dinë që nuk mund të formojë qeverinë pa numrat e nevojshëm, andaj po peshkojnë deputetët.

Image
Tomë Gashi,

“Askund në botën e civilizuar nuk ndodh që koalicioni fitues të mos shkojë në Kuvend. Votuesit që i kanë zgjedhë deputetet e PAN-i kanë votuar që ata t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës e jo që pesë herë me radhë të mos paraqiten fare në seanca konstituive të Kuvendit ku ata janë deputet. Askund fituesit nuk fshihen, dhe nuk ikin nga Kuvendi ku janë deputet por triumfalisht dhe krenar shkojnë në Kuvend për t’i themeluar institucionet. Por pyetja është se a janë vërtet fitues? Apo thjesht janë fitues teknik të zgjedhjeve ku 16 parti u bashkuan për të garuar bashkë dhe 16 parti në një koalicion fituan shumë më pak vota se dy parti nëse deputetet numërohen veç e veç, vetëm VV dhe LDK votuan shumë me shumë deputet se 16 parti në koalicion i cili nuk shkon në Kuvend. A thua pse, sepse e dinë se nuk mund të formojnë qeverinë pa numrat e nevojshëm dhe duan kohë të peshkojnë ndonjë deputet i cili si i peshkuar nga PAN gjithmonë do të mbetet peshk i vogël i peshkuar nga peshqit e mëdhenj, dhe për të përdorur si ushqim për vete. Situata politike është saktësisht e nivelit të "fituesve" të zgjedhjeve të 11 qershorit”, është shprehur Gashi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat