Bashkëpunimi i Haradinajt me serbët/ Analistët: Këta takohen edhe me djallin për pushtet

Politika

Bashkëpunimi i Haradinajt me serbët/ Analistët: Këta takohen edhe me djallin për pushtet

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2017 Në ora: 21:53
Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj

Mediat serbe kanë raportuar se kandidati për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, është takuar javën e kaluar me një biznesmen serb, të cilit i ka ofruar shuma marramendëse për mbështetjen e deputetëve të Listës serbe.

Siç shkruajnë mediat serbe, kandidati për Kryeministër i ka ofruar biznesmenit shumë tronditëse në mënyrë që ai përmes kontakteve të tij me autoritetet në Beograd, të sigurojë mbështetjen e deputetëve serbë që në parlamentin e Kosovës ta votojnë dhe mbështesinë Haradinajn për Kryeministër.

Ndërsa, analistët politikë duke komentuar takimin e mundshëm të Haradinajt me biznesmenin serb, shprehen se kjo klasë politike është e gatshme të takohet me çdo kënd që të arrijnë në pushtet.

Sipas tyre, jo vetëm Ramushi, por e tëra klasa politike ka lidhje biznesore me serbët dhe kjo nuk është gjë e panjohur.

“Tani nuk e di me saktësi se sa është i vërtetë lajmi nga mediat serbe se Ramushi është takuar me ndonjë biznesmen serb, por ajo që është me saktësi është se kjo klasë politike është e gatshme të takohet edhe me djallin për të arritur në pushtet. Koalicioni PAN, në vetvete ngarthen kriminalitetin, haraçin, terrorin, vrasjet dhe shantazhin. Tek PAN, ndodhen te grumbulluara të gjitha llojet e krimeve, andaj nuk është fare çudi edhe nëse Ramushi është takuar me ndonjë  biznesmne serb. Jo vetëm Ramushi, por e tëra klasa politike ka lidhje biznesore me serbët, dhe kjo nuk është  fare e panjohur” pohon analisti Faton Mehmeti.

Sipas Mehmetit, Lista serbe do të jetë kryesore në qeverinë Haradinaj nëse do të arrihet ajo qeveri.

Ai shton se do të bëhen lëshime karshi Serbisë dhe serbëve në Kosovë, duke përfshirë këtu legjitimitetin e asociacionit, shtimin e kompentencave në institucionet e Kosovës dhe forcimi i lidhjeve me Serbinë.

Image
Faton Mehmeti

“Lista Serbe është  faktorizuara nga mos unfikimi i faktorit shqiptar, për interesa të tyre meskine, në  këtë  sens Lista Serbe do të jetë kryesore në qeverinë Haradianaj, dhe gjatë  kësaj kohe (të qeverisjes Haradinaj, nëse ndodhë ) do bëhen shumë lëshime karashi Serbisë  dhe serbëve në Kosovë. Gjatë qeverisës Haradinaj, serbët do legjitimojnë asociacionin, pastaj shtimin e kompetencave në institucionet e Kosovës dhe forcimin e lidhjeve me Serbinë. E kjo do të ketë pasoja edhe në  të ardhmen, kjo "fal " mos unfikimit të faktorit shqiptar” thekson Mehmeti.

Mehmeti shprehet se bashkëpunimi me serbët duhet të jetë, mirëpo deri në atë masë sa i takon e jo të faktorizohen.

“Është  e patjerësueshme që duhet bashkëpunuar me serbët, por për aq sa iu takon, jo të faktorizohen në atë masë  sa duhet të iu plotësohen @do gjë. Lista Serbe i ka zënë " bishtin me dere" PAN-in, andaj do të detyrohet të realizojë çdo kërkesë  të tyre. Kam frikë se gjëra të këqija do i ndodhin Kosovës gjatë qeverisës Haradinaj me serbët me faktorizimin e serbëve në nivel superior” përfundon Mehmeti.

Image
Blerim Burjani

Kurse, ndryshe nga Mehmeti, analisti Blerim Burjani pohon se kushtetuta ua garanton serbëve që kushdo që të jetë në pushtet, ata t’i kenë ministrit e tyre.

a i përket takimit të mundshëm në mes të kandidatit për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajt, dhe biznesmeti serb, Burjani thotë se nuk ka njohuri dikush.

Për këtë nuk di gjë, se kë ka takuar ai. Por, serbët ashtu me këdo qoftë  në  pushtet i kanë ministrit e tyre që ua garanton kushtetua e vendit, gjëra tjera nuk dihen dhe nuk ka njohuri askush” përfundon Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat