Idetë për ndarjen e Kosovës, nxisin luftën

Politika

Idetë për ndarjen e Kosovës, nxisin luftën

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 20 gusht 2017 Në ora: 18:48
Harta e Ballkanit

Sipas analistëve politikë në Kosovë, ideja e Daciqit për ndarjen e Kosovës, nuk është e re, pasi ai këtë, siç kanë vlerësuar ata, e ka të trashëguar nga memorandumet e njëpasnjëshme deri të kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Ata kanë thënë se idenë e ministrit të jashtëm serb nuk do ta pranojë bashkësia ndërkombëtare, meqë sipas tyre, ajo nuk ka investuar në Kosovë për të plotësuar apetitet e Daçiqit e të Vuçiqit.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar së fundmi se është herët të flitet për ndarjen e Kosovës, pasi që siç ka thënë ai, këtë e sheh “vetëm si një prej ideve”.

Ai ka deklaruar se qeveria e tanishme, e as presidenti i Serbisë, nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Tek ne ka më shumë të atillë që mendojnë se Kosova është humbur dhe se dialogu i brendshëm po bëhet për të pranuar Kosovën. Ky nuk është qëllimi i dialogut”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë po ashtu se nuk ka as kufi mes Serbisë e Kosovës dhe ka pyetur se “kur është njohur Kosova ndërkombëtarisht”.

Por, sipas analistëve politikë në Kosovë, ideja e Daciqit për ndarjen e Kosovës, nuk është e re, pasi ai këtë, siç kanë vlerësuar ata, e ka të trashëguar nga memorandumet e njëpasnjëshme deri të kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Ata kanë thënë se idenë e ministrit të jashtëm serb nuk do ta pranojë bashkësia ndërkombëtare, meqë sipas tyre, ajo nuk ka investuar në Kosovë për të plotësuar apetitet e Daçiqit e të Vuçiqit.

Duke folur në lidhje me këtë për gazetën “Bota sot”, studiuesi ndërkombëtar dhe analisti politik Enver Bytyçi, ka thënë se opsioni i ndarjes së Kosovës, dëmton shumë interesat e shtetit tonë. Ai ka vlerësuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë këtë zgjidhje, derisa ka theksuar se një ndarje e Kosovës, do të pasonte edhe ndarjen e Bosnjës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat