Si mund të dilet nga qorrsokaku?

Politika

Si mund të dilet nga qorrsokaku?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 gusht 2017 Në ora: 19:08
Kuvendi i Kosovës

Vetëm edhe tre ditë kanë mbetur deri të enjten kur do të mbahet seanca konsitiuive e Kuvendit të Kosovës. Numrat e koalicionit PAN po vazhdojnë të jenë kryefjalë e këtyre ditëve. Sa më shumë që po ofrohet seanca e 24 gushtit, aq më shumë po shtohen opsionet se si do të vazhdohet me zgjidhjen e krizës.

Po ashtu, këtyre ditëve kanë nisur të intensifikohen presionet e PAN-it karshi deputeteve të caktuar nga Koalicioni LAA. Cilido koalicion apo parti që do ta formojë qeverinë, duhet të insistojë që t`i ketë më shumë se 61 vota, për të mos e lënë vendin në duar të Listës serbe. Por, për të arritur deri tek formimi i qeverisë fillimisht duhet të zgjidhet kryesia e Kuvendit.

Kosova ka hyrë në muajin e tretë të krizës politike që prej zgjedhjeve të 11 qershorit. Mungesa e numrave, ka bërë që koalicioni PDK-AAK-Nisma të mos e shfrytëzojnë të drejtën ekskluzive si koalicion fitues për zgjedhjen kryesisë së Kuvendit. Përpjekjet e këtij koalicioni për t`i arritur numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve kanë kaluar çdo kufi.

Po raportohet se PAN po ofron edhe shuma marramendëse për t`i siguruar numrat nga Lista serbe dhe përfaqësues të koalicionit LAA. Dinjiteti i disa politikanëve të sotëm është në nivelin zero. Ata nuk po zgjedhin mjete për të ardhur në pushtet përkatësisht për të vazhduar qëndrimin në pushtet. Ka dy muaj që Kosova është në një rrugë qorre së cilës nuk po i shihet rrugëdalja. Fajin nuk po e pranon asnjëra palë pavarësisht se fajtori po dihet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat