Haziri: LDK nuk e ka obligim t’a votojë projektuesin e rrëzimit të Qeverisë

Politika

Haziri: LDK nuk e ka obligim t’a votojë projektuesin e rrëzimit të Qeverisë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 21:37
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, se nuk do t’a votojë për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri thekson se LDK nuk ka asnjë obligim që ta votojë ;kandidatin që e ka projektuar rrëzimin e qeverisë së LDK-së. Sipas tij, Veseli do të mbetet askund, pasiqë i ka kërkuar dy poste, atë të kryeministrit dhe më pas të kryeparlamentarit. Kujtojmë se partneri i koalicionit të partisë së Hazirit, AKR-ja gjatë ditës ka shfaqur shenjat për një distancim të mundshëm nga qendrimet e koalicionit LAA, meqë Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së, ka autorizuar kreun e partisë, Behgjet Pacollin që të veprojë jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

LDK nuk ka asnji obligim me e votue kandidatin që e ka projektue rrëzimin e qeverisë së LDK. Përkundrazi, ne e kemi rrëzue nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po ashtu kemi me largue nga zyrat e Kuvendit. Ata që i kërkojnë dy karrika, përfundojnë në mes (askund)! LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat