“Fatmir Limaj, njeriu që nuk e pëlqen Kadri Veselin për kryetar Kuvendi”

Politika

“Fatmir Limaj, njeriu që nuk e pëlqen Kadri Veselin për kryetar Kuvendi”

Nga: Bota sot Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:15
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ditë më parë ka paralajmëruar koalicionin PAN, se nëse nuk propozojnë kandidatin për kryerat të Kuvendit me 24 gusht në seancën konstituive, atëherë ai dhe NISMA do të largohen nga koalicioni PAN.

“Hapi i parë, do të jetë largimi nga koalicioni, pasi unë do të qohem dhe do ta propozoj Milaim Zekën për kryetar të Kuvendit nga Nisma. Unë kam mundur edhe herëve të kaluara kur ka pasur kuorum të propozoj vetëm për kryetar të Kuvendin edhe deputetët me kishin votu, por nuk e kam bërë. Tani nëse më 24 dështon seanca ne do të ndërmarrim hapa të tjerë”, ka thënë Zeka.

Image
Faton Mehmeti

Por lidhur me këtë deklarim të Zekës, analisti politik Faton Mehmeti, thotë se nuk beson që  fjalët e tij janë qëndrime te NISMA-së, pasi sipas tij, dihet se NISMA është futur në koalicion më PAN për shkakun e Ramushit.

“Në këtë sens besoj se NISMA do i përmbahet marrëveshjes më Ramushin për ta bërë atë kryeministër, dhe në këtë  logjikë është krejt normale që se pari të tejkalohet procedura e zgjedhjes se kryetarit të kuvendit, që në këtë rast flitet të jetë Kadri Veseli. Pavarësisht se nëse ka një njeri që nuk e pëlqen Kadri Veselin për kryetar kuvendi është Fatmir Limaj, gjithsesi NISMA pritet ta votoj Veselin për hir të procedurës për të proceduar më formimin e qeverisë”,  ka thënë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat