Rezoluta 1244 drejt shfuqizimit

Politika

Rezoluta 1244 drejt shfuqizimit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 gusht 2017 Në ora: 19:22
Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork

Teuta Sahatqija Konsulle e Ambasadës së Kosovës në Nju Jork, në një intervistë ekskluzive për gazetën  “Bota sot”, ka shpalosur të metat e diplomacisë në botë dhe ngecjet që Kosova ka me njohjet e shtetit. Sipas saj Ligjërisht mandati i UNMIK në Kosovë mund të përfundojë me miratimin e një rezolute tjetër e cila e shfuqizon Rezolutën 1244. 

Ajo ka thënë se dhe se liberalizmi i vizave do të behet nëse deputetët e kësaj legjislature tregohen më të përgjegjshëm për ta votuar demarkacionin që është një nga kushtet e liberalizimi. Sahatqija po ashtu ka treguar se Anëtarësimi i Kosovës në Organizatat ndërkombëtare është përcjellë me probleme të shumta të shkaktuara nga ana e Serbisë.

Bota sot: Sa mendoni se diplomacia në Kosovë ka përparuar këto dy vitet e fundit?

Teuta Sahatqija: Diplomacia është një projekt afatgjatë dhe tashmë është në dekadën e parë të ekzistimit. Gjatë rrugëtimit do të duhej të korrigjohen mungesat të cilat ekzistojnë, të amandamentohet Ligji, të aprovohen më shume akte nënligjore të cilat do të plotësojnë hapësirat e pambuluara, duhet punuar në avancimin e vazhdueshëm të profesionalizmit diplomatëve dhe mbështetjes së tyre nga MPJ. Mendoj se diplomacia ekonomike dhe kulturore duhet të ketë më shumë hapësirë.

Bota sot: Kosova aktualisht ka ngecje të mëdha me njohjet e shtetësisë. Kush mendoni se është fajtor për ketë?

Teuta Sahatqija: Kosova tashmë është e njohur nga 114 shtete pra nga 60% e shteteve anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Numri i mbetur i shteteve paraqet ato shtete të cilat kanë probleme brenda shtetit të vet sikur Spanja, Qipro, Sllovakia, Moldova etj. Shtetet si Rusia dhe shtetet në të cilat ndikimi rus është i madh paraqesin një kategori tjetër ku njohja e Kosovës nënkupton pazare me miq të Kosovës si Amerika rreth çështjeve tjera nëpër botë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat