"Der Standard": Behgjet Pacolli do votojë PAN-in, pritet të shpërblehet me një "superministri"

Politika

"Der Standard": Behgjet Pacolli do votojë PAN-in, pritet të shpërblehet me një "superministri"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 gusht 2017 Në ora: 20:08
Behgjet Pacolli gjatë fushatës

Të enjten është përpjekja tjetër e parlamentit të Kosovës, për të votuar kryeparlamentarin. Prej kohësh koalicioni PAN ka bojkotuar pjesëmarrjen në kuvend, ndërsa tani beson se ka gjetur numrat për të krijuar qeverinë, shkruan “Der Standard”. Për këtë mendohet se do ndihmojë biznesmeni milioner me pasaportë zvicerane, Behgjet Pacolli. Ai pritet të marrë drejtimin e një “superministrie”, ndërsa kryeministër do zgjidhet Ramush Haradinaj, ndikimi i të cilit shtrihet kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Haradinaj në vitet e kaluara ka qenë në frontin opozitar, ndërsa me koalicionin e fundit ai kërkon përfundimisht vijimin e tij në skenën politike.

Vdes ish kryeministri i Kosovës

Të hënën ka vdekur ish kryeministri i Kosovës (2002-2004) Bajram Rexhepi në moshën 63 vjeçare në një spital të Turqisë, shkruan në fund media e njohur austriake. Ai ka qenë kirurg me profesion, pjesë e UÇK dhe një kohë të gjatë kryetar i Mitrovicës dhe ministër i brendshëm./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat