Lista Serbe ka paraqitur kandidatët për kryetarë komunash

Politika

Lista Serbe ka paraqitur kandidatët për kryetarë komunash

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 23:20
Goran Rakiq

Në KQZ, kandidatët e Listës Serbe kanë paraqitur kandidaturat për dhjetë komunat më shumicë serbë në Kosovë.

Kryetari i kësaj liste Goran Rakiq, i cili është kandidat për Mitrovicën Jugore, i ka thënë se kandidatët në që janë në listë janë kandidatë potencial për të fituar zgjedhjet.

“Njerëzit që kandidaojnë në komunat me shumicë serbë jerëz të guximshëm, të përgjegjshëm e të ndershëm”, ka thënë ai.

Pos Rakiqit , kandidat për kryetar janë Sërgjan Popoviq në Graçanicë, Dragan Petkoviq në Partesh, Strahinja Spasiq në Kllokot, Gradimir Mikiq në Ranillug, Svetislav Ivanoviq në Novo Bërdë , Zoran Todiq në Leposaviq, Vuçina Jankoviq në Zveçan dhe Stevan Vuloviq në Zubin Potok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat