“Pacolli, për një post karriere, vdiq moralisht për opinionin shqiptar”

Politika

“Pacolli, për një post karriere, vdiq moralisht për opinionin shqiptar”

Nga: Bota Sot Më: 23 gusht 2017 Në ora: 08:44
Behgjet Pacolli

Opinionisti Islam Fejzullahu, në një shkrim të dërguar në gazetën ”Bota sot”, ka komentuar raportimet se kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka marrë vendim që të gjejë zgjidhje për zbllokimin e krizës politike në Kosovë. Fejzullahu ka thënë se për personat që e njohin Pacollin, nuk është befasi vendimi i tillë.

Ai poashtu ka theksuar se Pacolli që nga dita e djeshme ka vdekur moralisht për opinionin shqiptar, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

NË EMËR TË PATRIOTIZMIT, APO RIVALITETIT E KOALICIONIT

Derisa të ndjerin, ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë e dërguan në banesën e fundit, duke i dhënë lamtumirën një numër i madh qytetarësh, politikanësh, në media një tjetër personalitet i vdekur për së gjalli, në emër" të patriotizmit" thyen të gjitha tabutë, premtimet dhe betimet si një komunist i përbetuar për një post karriere të ndyrë, vdes moralisht për opinionin shqiptar!

Lajmi bombë nga dita e djeshme (për shumicën që s’e njohin mirë) ishte: Kuvendi i AKR-Behgjet Pacolli) merr vendim që të ”gjejë zgjidhje për zbllokimin e krizës politike në Kosovë”? Për ata të cilët e njohin Pacollin dhe i kanë përjetuar hilet e tij, nuk është shumë befasi, sepse dihet kush është Behgjet Pacolli, çfarë i ofroi Kosovës deri më sot? Me keqardhje po e them duke i njohur ish-bashkëpartiaket e tij: Ak: Ibrahim Gashin, Fatmir Makollin, Mimoza Kusarin e të tjerë se aspak nuk është befasi ngjarja apo vendimi i AKR-Behgjet Pacollit, sepse ai për ”Patriotizëm dhe në emër të patriotizmit”…..( e që tek ai ka me bollëk)? T’i mbetet në ndërgjegjje vendimi i tij?

Ndërsa kryetari i LDK-së Isa Mustafa, lus zotin që të mbushet mend ndonjëherë sa i përket politikës e mos të veprojë kokë me vete sikur Pacolli dhe si komunist i vjetër, sepse po jetojmë në shk.21 të demokracisë. Shiko me kënd po lidhë kurorë, sepse gjithherë po mbetesh i ve dhe fajtor pa pikë faji.

Lajmi tjeter i djeshëm ishte se LDK shpalli kandidat për kryetar të Prishtinë s Arban Abrashin (ministër në detyrë). Hajde me fat i qoftë atij emërtimi, ndërsa atyre që e dërguan në zjarr pa fije turpi duke marrë parasysh kontributin e tij në qeverinë në detyrë është mëkat ta djegësh atë person, kur dihet mirëfilli se po pretendohet koalicion me VV, ndërsa po rivalizon me njeriun apo kandidatin më të votuar në Prishtinë nga VV?

Përfundimisht nuk po kuptojmë kjo çfarë po ndodhë në këto ditë, a po shitet në emër të patriotizmit, koalicionit apo rivalitetit? Çfarëdo që do të ndodhë dhe sjell 24 gushti, Kosova po zhytet në humnerë politikisht, ekonomikisht, moralisht dhe sinqerisht. Zot shpëtoje popullin e Kosovës.                        

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat