"Der Standard": Krahu i luftës gjen mbështetje për krijimin e qeverisë

Politika

"Der Standard": Krahu i luftës gjen mbështetje për krijimin e qeverisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 gusht 2017 Në ora: 14:58
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Pas bllokadash mujore, vendi i vogël ballkanik mund t’u rikthehet funkcionimit të institucioneve shkruan fillimisht “Der Standard”.

Bllokada disamujore në parlamentin e Kosovës pritet ti jepet fund: fituesit e zgjedhjeve, të njohur si “Krahu i Luftës”, sipas lajmeve mediatike kanë grumbulluar shumicën e votave. Në tentativën e pestë të mbledhjes së parlamentit, e enjte, pritet të krijohet shumica, e cila nuk do jetë stabile.

Kjo pasi “Krahu i Luftës” i njohur si PAN, ka arritur të fitojë shumicën e votave, megjithatë në krahasim me zgjedhjet e kaluara është koalicioni me humbjen më të madhe të votave.

Atyre u mungoi shumica prej 61 deputetësh, andaj udhëheqësit e luftës bllokuan parlamentin për të gjetur mbështetje.

Dy ministri për votat e deputetëve

Mbështetja e “Krahut të Luftës” pritet të ndodhë nga partua e Behgjet Pacollit, AKR. PAN-i me 39 deputetë, e mbështetur nga 20 deputetët e pakicës dhe katër deputetët e AKR, do mund të krijojnë shumicën prej 63 deputetësh./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat