Marrëveshja LDK-Vetëvendosje, çelës i zgjidhjes së ngërçit

Politika

Marrëveshja LDK-Vetëvendosje, çelës i zgjidhjes së ngërçit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 23 gusht 2017 Në ora: 19:42
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Seanca e 3 gushtit kishte në rend të ditës edhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Kjo, për shkak se PAN nuk po merr pjesë në seancat që po mbahen.

Duke e parë fajtor të bllokadës institucionale, i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë idenë për zgjidhjen e krizës.

Këtë e ka bërë përmes një letre publike ditë më parë, përmes së cilës Kurti ka thënë se më e mira do të ishte që deputetët të propozojnë një kandidat për kryetar të Kuvendit dhe ta votojnë atë.

“Kur të mblidhet Kuvendi, një shumicë e anëtarëve të tij mund të mblidhen e së bashku të propozojnë një kandidat për pozicionin e Kryetarit të Kuvendit e më pas ta zgjedhin atë person me votat e tyre. Së këndejmi, Lëvizja Vetëvendosje! i propozon të gjitha partive politike që udhëhiqen prej interesit publik dhe që synojnë ta mbrojnë e jo ta dëmtojnë demokracinë e Kosovës, që të na bashkangjiten në këtë nismë. Konkretisht, propozojmë që ne deputetët pjesëmarrës të rregullt të seancës konstituive të përzgjedhim një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht. Në atë datë, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj, atëherë ne do të votojmë tonin. E nëse PAN do ta paraqesë një kandidat, atëherë secili subjekt e deputet do të bëjë zgjedhjen e vet (sepse nisma që ne propozojmë në radhë të parë ka për synim tejkalimin e këtij bllokimi). Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë”, thuhet në letrën e Kurtit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat