Kriza politike dhe skenari i vitit 2014, po trokasin në derë

Politika

Kriza politike dhe skenari i vitit 2014, po trokasin në derë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 gusht 2017 Në ora: 21:47
Kuvendi i Kosovës

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka konfirmuar unitetin me anë të një takimi të mbajtur të mërkurën në orët e mbrëmjes. Përfundimisht i është vendosur blloku koalicionit PDK-AAK-Nisma. Kjo nuk pritej të ndodhte pas gjithë atyre lajmeve për luhatjen e AKR-së.

Koalicioni PAN do të paraqitet në seancën konstituive të 24 gushtit, por nuk do t`i ketë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

PAN edhe zyrtarisht nuk mund të llogari në mbështetjen e shumë pretenduar të AKR-së.

Ëndrrën e PAN-it e ka shuar koalicioni LDK-AKR-Alternativa , pavarësisht se deputetët në mënyrë individuale kanë ditur të befasojnë gjithmonë.

“Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij. Qëndrimet e shprehura për t'u krijuar Qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike”, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryeministri Isa Mustafa.

Ka pak gjasa që të zgjidhet ngërçi politik në Kosovë. Varka e politikës së Kosovës po lundron në një kahje krejt të kundërt me atë që politikanët kanë premtuar e thënë deri më tash.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat