“Thaçi, President i PDK-së jo i Kosovës”

Politika

“Thaçi, President i PDK-së jo i Kosovës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 gusht 2017 Në ora: 19:39
Hashim Thaçi

Ka më shumë se dy muaj që kur Kosova ka hyrë në një krizë të thellë politike për shkak të mungesës së numrave të koalicionit PAN për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. PAN po vazhdon të mos i ketë 61 numra për zgjedhjen e Kadri Veselit në postin e Kryetarit të Kuvendit dhe si rrjedhojë formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 11 qershorit është duke u zvarritur. Pavarësisht kësaj, ende nuk është parë ndonjë veprim i Presidentit si personalitet me rol unifikues për vendin.

Heshtja e Presidentit Thaçi sa i përket krizës politike dhe zvarritja  zgjedhjes së Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, sipas analistëve tregon qartë se Thaçi po e mbështet koalicion PAN.

Ata konsiderojnë se Presidenti Thaçi po e luan rolin e një shërbëtorit politik të PAN-it, duke bllokuar formimin e institucioneve të reja.

Zyra e Presidentit Thaci nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës lidhur me këto akuza e as në pyetjen nëse e ka në plan të ndërmarr ndonjë hap për daljen nga kriza.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka thënë se Thaçi me veprimet e tij ka treguar që nuk është presidenti i Kosovës po president i PDK-së.

“ PAN-i është duke e keqpërdor të drejtën e dhënë dhe kjo nuk mund të shkoj deri në pafundësi. PAN-i ka të drejtë me propozua por jo me blloku, këtu presidenti është duke e mbështetur PAN për zvarritur krijimin e institucioneve”, është shprehur Haskuka.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat