“Thaçi e Tahiri, negociatorët miqësorë të Serbisë”

Politika

“Thaçi e Tahiri, negociatorët miqësorë të Serbisë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 gusht 2017 Në ora: 08:44
Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri

Serbia ka marr një ofensivë për te siguruar mospranimin e Kosovës në UNESCO, ku edhe tërheqja e ambasadoreve nga Maqedonia është bërë për arsye të përkrahjes  së Kosovës nga Maqedonia. Njohësit e çështjeve politike, si dhe deputetë të Kosovës, kanë vlerësuar se ky është edhe një sulm i radhës që po i bëhet Kosovës nga ana e Serbisë, duke marr parasysh nënshkrimin e shumë marrëveshjeve në Bruksel, ku sipas tyre është edhe mos pengimi në anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Përgjegjës Thaçi e Tahiri

Image
Rexhep Selimi

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi duke folur rreth kësaj çështje ka pohuar se është Thaçi pikërisht ai së bashku me Edita Tahiri që duhet të flasin dhe të dhënë llogari për këtë problem.

“Le te flasin tash H. Thaçi dhe E. Tahiri, që të dy le të na shpjegojnë atë që i proklamonin negociatat me Serbinë si të suksesshme për Kosovën. Ku janë tash bashkë negociatorët miqësorë të Serbisë Thaçi e Tahiri. Sjellja armiqësore e Serbisë dhe arroganca e saj vjen si pasojë e politikave të saj ndaj Kosovës dhe po ashtu edhe si pasojë e servilizmit dhe inferioritetit që kishin negociatorët e Kosovës, karshi Serbisë në Bruksel. Prandaj, që Serbia te ndryshojë qasje ndaj Kosovës fyhet që fillimisht duhet që Kosova të sillet ndryshe me Serbinë. Ndërsa Serbia sillet armiqësisht me ne, s'kemi se si të sillemi në miqësisht me Serbinë”, ka thënë deputeti  i VV-së Rexhep Selimi.

Evropa po toleron Serbinë

Nga ana tjetër ish deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi pohuar se edhe para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës por edhe pas shpalljes, Serbia nuk ka lënë gur pa lëvizë, vetëm sa  për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Image
Shpejtim Bulliqi

Sipas tij, në rastin konkret, herën e kaluar pati sukses sepse pas votimit final, ku Kosova nuk mori vota të mjaftueshme për tu anëtarësuar në UNESCO, me atë rast nuk i mori as votat e disa shteteve mike që Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur kaherë.

“Mos anëtarësimi ne tentativën e parë ka disa fajtorë: në njërën anë lobimi i Serbisë kundër Kosovës dhe në anën tjetër diplomacia e Kosovës e cila dështojë të realizojë detyrat primare që kishte dhe aq dështim i madh ishte për Kosovën saqë nuk na përkrahen as shtetet mike si Polonia dhe Japonia. Pra diplomacia e Kosovës më shumë i ngjasonte ekskursioneve se sa misioneve lobuese. Sa jam në dijeni ftohja e marrëdhënieve diplomatike Serbi-Maqedoni më shumë ka të bëj me afera spiunazhi dhe involvim te spiunazhit serb në destabilizimin e Maqedonisë sesa rreth UNESCO-s ku u prit që Maqedonia gjegjësisht faktori shqiptar në qeveri atje do të ndikonte pozitivisht që vota e Maqedonisë të shkonte në favor të Kosovë.”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë se Kosova ka gjasa të anëtarësohet kësaj radhe, gjithnjë duke llogaritur se i kanë korrigjuar gabimet e bëra më herët.

“Shpresoj që kësaj radhe të anëtarësohemi , përndryshe zyrtarëve të diplomacisë do të duhej tu rishikohet mandati, sepse misioni i tyre është anëtarësimi i Kosovës në organizma ndërkombëtare e jo shëtitjet. Kosova do të duhej të paralajmëron Bashkësinë Ndërkombëtare se nëse e lejojnë Serbinë të veprojë kundër anëtarësimit në organizata si UNESCO dhe të ngjashme, atëherë Kosova do të tërhiqet nga dialogu i Brukselit me Beogradin, pasi që kjo qasje e Serbisë është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura”, ka thënë Bulliqi.

Sipas tij, Serbia dhe lidershipi i saj janë "fëmijët e lazdruar" të Evropës, e ajo po i toleron për shkak të flirtit serb me Rusinë.

“Ne jemi duke paguar çmimin rreth kësaj çështje, sepse Evropa po e lejon Serbinë të veprojë në dëm të Kosovës madje edhe përkundër faktit se ka nënshkruar marrëveshje të imponuar në Bashkimin Evropian. Serbia e ka kuptuar tamshmë qëllimin e Bashkimit Evropian, andaj po e rrit flirtin me Rusinë. E duke vepruar kështu po e rrit pazarin e vet në dëm të Kosovës, sa për tu pajtuar në heshtje nga ana e Bashkimit Evropian”, ka thënë Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat