Një ekip uniteti për presion ndaj Serbisë

Politika

Një ekip uniteti për presion ndaj Serbisë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 gusht 2017 Në ora: 21:41
Hashim Thaçi

18 vite pas përfundimit të luftës, çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë një nga plagët më të rënda të shoqërisë.  Fati i mbi 1 mijë e 600 personave po mbahet peng i politikës. Familjarët kanë kërkuar vazhdimisht që çështja e të pagjeturve të shtrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në këtë drejtim drejtuesit e dialogut me Serbinë duket se “nuk e kanë parë të arsyeshme” të punojnë aq sa duhet.

Pikërisht, në ditën ndërkombëtare të të pagjeturve, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dalë me një kërkesë të re për dialogun me Serbinë.

Ai ka paralajmëruar se do të krijojë një ekip uniteti për këto bisedime.

“Menjëherë pas kësaj, unë do të punoj për ndërtimin e ekipit të unitetit me përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile etj. Duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi të bashkuar sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Do të ishte një veprim i qëlluar i Presidentit sikur një ekip të tillë ta formonte në kohën sa ishte kryeministër. Atëherë kur kishte filluar dialogun me Serbinë dhe kishte bërë marrëveshje që u konsideruan dhe vazhdojnë të konsiderohen të dëmshme për Kosovën.

Tani, Presidenti Thaçi, së bashku me Ekipin e Unitetit, që po pretendon ta krijojë, duhet të shtrojë çështjen e të pagjeturve në dialogun me Serbinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat