“Hashim Thaçi nënshkroi kapitullimin e Kosovës më 2013”

Politika

“Hashim Thaçi nënshkroi kapitullimin e Kosovës më 2013”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 shtator 2017 Në ora: 14:29
Presidenti Hashim Thaçi

Të enjtën është zhvilluar takimi i dytë në nivel presidentësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim janë takuar dy presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi si dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Analisti Nehat Hyseni ka thënë se pauza apo ndërprerja e stërzgjatur disamuajshe e dialogut, ka ndodhur për shkak të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës më 10 maj 2017 dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 qershor.

Image
Nehat Hyseni

Ai ka thënë se ekipit negociator i ka skaduar mandati dhe se duhet të zgjidhet një ekip i ri.Hyseni ka përmendur edhe Marrëveshjen e Parë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë pikërisht nga Thaçi dhe Vuçiqi.

“Meqë akoma nuk është konstituuar Kuvendi dhe nuk është formuar Qeveria e Kosovës, mandati i ekipit negociator të Kosovës ka skaduar dhe pritet që me tejkalimin e krizës politike aktuale dhe me zgjedhjen e institucioneve përkatëse do të formohet edhe ekipi i ri negociator. Mirëpo, bie në sy një  rastësi apo koincidencë se pikërisht Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si kryeministër dhe Aleksandar Vuçiqi si kryeministër i Serbisë, kanë nënshkruar Marrëveshjen e parë Kosovë-Serbi, më 19 prill 2013”, ka thënë ai.

Sipas, Hysenit, këtë marrëveshje të nënshkruar në 2013 nga kyeministri i atëhershëm , Thaçi nënshkruar ka kapitulimin e Kosovës ndaj Serbisë.

“Me atë Marrëveshje të pafavorshme dhe fatzezë për kombin shqiptar dhe për Kosovën, zhaçi në mënyrë skajshmërisht dilettante dhe të papërgjegjëshme, ka nënshkruar de facto kapitulimin e Kosovës ndaj Serbisë, duke ia vënë themelet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që realisht paraqet thikë pas shpine Pavarësisë dhe Sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Hyseni.

Po ashtu, ai ka thënë se me atë marrëveshje janë përshirë vetëm obligimet e shtetit të Kosovës ndaj serbëve.

“Gjithashtu, me atë Marrëveshje makabre e antishqiptare janë përfshirë vetëm obligimet e shtetit të Kosovës ndaj minoriteteve dhe posaçërisht të serbëve të Kosovës, duke mos i përfshirë dhe mos përfillur të drejtat e shqiptarve në Serbi, dmth në Luginë të Preshevës sipas parimit të reciprocitetit midis tyre”, është shprehur Hyseni.

Po ashtu, ai ka theksuar se dialogu i Brukselit, që tani është duke u zhvilluar në nivel presidentësh, duhet ndryshuar dhe ridizajnuar radikalisht dhe duhet përshtatur interesave vitale dhe Kushtetutës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat