Marrëveshja e nënshkruar në mes koalicionit PAN dhe AKR-së, që pritet edhe të formojnë qeverinë me të nominuarin për kryeminsitër, Ramush Haradinajn, vlerësohet si sabotim më punën e Gjykatës Speciale për të shpëtuar krerët e koalicionit.
Analisti politik Krenar Shala ka thënë për “Bota sot" se një marrëveshje mes PAN-it dhe AKR-së nuk është qeveri e qytetarëve të Kosovës.
“Kjo Qeveri që mëtohet të formohet, do t'i shërbej vetëm interesave të ngushta të partive që do ta formojnë qeverinë do te mundohet të sabotoj punën e Gjykatës Speciale për të shpëtuar krerët e koalicionit si dhe do të jetë e varur krye-këput nga Beogradi”, ka thënë Shala. Sipas tij një qeveri e tillë nuk ka për të qenë qeveri e qytetareve të Kosovës.