Haradinaj i “lutet” Listës Serbe, shkel fjalët që kishte thënë

Politika

Haradinaj i “lutet” Listës Serbe, shkel fjalët që kishte thënë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 shtator 2017 Në ora: 18:55
Goran Rakiq, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ramush Haradinaj ishte zotuar shpesh se Lista Serbe nuk do të ketë rol fare në krijimin e institucioneve të vendit, dhe se Beogradi nuk vlen në asnjë mënyrë për shtetin e Kosovës. Krejt kjo është harruar vetëm pak javë më vone në kohës kur koalicioni PAN ka nënshkruar marrëveshje më AKR-në dhe që pritet të formojnë qeverinë dyja bashkë dhe Lista Serbe po ashtu.

Vetë Haradinaj javë më parë në një intervistë televizive kishte thenë “Nuk vlen për ne Beogradi. Nuk janë kurrkushi, nëse donë bëjmë dialog, nëse s’dojnë le të rrinë në punë të veta. Kush nuk na njeh edhe ne nuk e njohim”, ka deklaruar Ramush Haradinaj, e që ky i fundit i ka harruar të gjithë e sot “vrapon” pas listës serbe dhe mundohet ti plotësoj të gjitha kushtet që ata i kërkojnë.

Para dy ditësh Aleanca Kosova e Re ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e institucioneve. Pritej që këtë javë të mblidhej edhe njëherë Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Mirëpo mediat mësojnë se kjo nuk pritet të ndodh pasi Lista Serbe është duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PAN. Kërkesat e kësaj partie serbe janë të papranueshme duke bërë kështu që të bllokohet sërish formimi i institucioneve pavarësisht se ishte menduar që kjo punë kishte përfunduar me lidhjen e marrëveshjes AKR-PAN.

Marrëveshja e nënshkruar në mes koalicionit PAN dhe AKR-së, që pritet edhe të formojnë qeverinë vlerësohet si sabotim më punën e Gjykatës Speciale për të shpëtuar krerët e koalicionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat