“Ramush Haradinaj nga sot, shpirti juaj është më i zi se vet qymyri, ke shkelur mbi...”

Politika

“Ramush Haradinaj nga sot, shpirti juaj është më i zi se vet qymyri, ke shkelur mbi...”

Nga: B.S Më: 8 shtator 2017 Në ora: 09:12
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Sipas Islamit, Haradinaj ka shkelur të gjitha ato çka është njerëzore.

“Ramush Haradinaj nga sot, shpirti juaj i bardhë, është më i zi se vet qymyri, ke shkelur mbi gjithë atë që është njerëzore, vlera jote sot është nën zero”, ka shkruar Islami, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Vdekja më vjen prej syve të tillë, vdekja më vjen nga sekserët, banditët, grabitqarët, që arritën të bëjnë numrat, për plaçkitje të radhës. Ramush Haradinaj nga sot, shpirti juaj i bardhë, është më i zi se vet qymyri, ke shkelur mbi gjithë atë që është njerëzore, vlera jote sot është nën zero. Me hy në strofullin e Kadri Veselit, me pagua sekserët si Ukë Rugova, Dardan Gashi e me ju dhanë ministri, duhet me kanë hiq njeri!!Me marrë në strofull Pacollin e me ja besua ministrit që mbajnë shtetin, e duke ditur që ky rrënjët i ka tek lindja, duhet me kanë i tredhur politikisht!!!Me besua, që me serbët në bashkëqeverisje, që diktojnë qeverinë e juaj me numra, mundesh me ndërtua diçka të mirë, është çmenduri e një malësori, që mendon se me një qen Sharri, dy dhi, e me një pushkë ndërtohet shteti,,, 
Kosova, vërtet ka nevojë për çlirim, nga robëria e radhës, koha po vjen për protesta, jo të paqes, e ju e paqit në qafë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat