Ende pa e bërë Qeverinë PAN-i flet për tema të mëdha

Politika

Ende pa e bërë Qeverinë PAN-i flet për tema të mëdha

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 13:40
Ramush Haradinaj dhe Enver Hoxhaj

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e koalicionit PAN, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj kanëfolur në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj tha se do t’i japin epilog edhe kësaj çështje dhe se nuk do të humbin kohë.

“Haradinaj: Shpejt do t’i japim epilog edhe Demarkacionit me Malin e Zi

“Kanë ndodh gabime në atë temë në të kaluarën. Qëllimi është që të korrigjohet, që të kthehet në të  drejtë. Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr, në Kullë dhe në maja të larta. Por,  dallimi do të jetë se nuk do t’i humbim kohë  me vendin. Do t’i japim epilog i drejtë  dhe besoj që në një afat të caktuar kohor mendoj shpejt nuk do të jetë pengesë kjo temë. Se do  të ndërmarrim veprime do të jetë një temë që ne si institucione të vendit do të jemi të përgjegjshëm  t’i ndërmarrim procedurat e nevojshme që lypen. Pra epilogu,  ose çka mendon Parlamenti  për një temë është i Parlamentit, por dhe Qeveria duhet me pa se ku është gabuar ”, tha Haradinaj.

Ndërsa, zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk e di se cila do të jetë qasja e Qeverisë së re për këtë çështje, por që në çdo propozim, kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj, do ta ketë përkrahjen e PDK-së. 

Hoxhaj: Ne do ta përkrahim Haradinajn në çfarëdo qasje për Demarkacion

“Unë dje e kamë thënë një formulim i cili nganjëherë juve po ju duket i tepërt. Por është formulim i përvojës sime pothuajse 15 vjet në politikë. Kur situatat janë komplekse nuk është puna jonë që t’i komplikojmë edhe më më tutje. Po duhet me gjet zgjidhje. Ne jemi këtu për me gjetë zgjidhje .Unë nuk mund t’iu  them juve se cila do të jetë qasja e Qeveris së re të Kosovës në raport me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Një gjë e di që kjo temë ndërshtetërore mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka qenë temë e politikës së brendshme dhe politika e brendshme , Qeveria e re do të duhej ta adresojë. Çdo qasje që propozon kryeministri Haradinaj do ta ketë mbështetjen e PDK-së . Por është punë e ekspertëve mbasandaj që të shohin në terren se ku është vija kufitare ”, tha Hoxhaj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësin e krijimit të një Komisioni tjetër për t’u marr me këtë cështje, por që sipas Hoxhajt këto i takojnë kryeministrit të ri.

Hoxhaj: Mos më pyetni cila është zgjidhja

“A do të themelohet një Komision i ri i takon kryeministrit dhe Qeverisë . A duhet të merren në konsideratë faktet e vijës kufitare në të kaluarën i takon kryeministrit dhe Qeverisë. Po ne jemi këtu që të ofrojmë zgjidhje. Është e pa kuptimtë  që në vitin 2017, ne ende të presim lëvizje të lirë të qytetarëve. Unë kam besim të plotë që z. Haradinaj, si lider që është si njeri që ka pasur situata në të kaluarën të rëndësishme në kohë lufte dhe kohë paqeje do  të  del me propozim konkret dhe PDK-ja do ta ofron një zgjidhje. Se cila është zgjidhja mos më pyetni se unë si njeri që kam qenë gjatë në Qeveri e di se si ministër mund ta drejton një sektor të caktuar, por është punë e ekspertëve pastaj”, tha Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK –së tha se nuk guxojnë ta humbin momentin e liberalizimit të vizave dhe se ky është edhe prioritet për kryeministrin në ardhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat