Mustafa “tmerrohet” nga gjendja e Kuvendit, tregon cila është zgjidhja nga “masakra” e Serbisë

Politika

Mustafa “tmerrohet” nga gjendja e Kuvendit, tregon cila është zgjidhja nga “masakra” e Serbisë

Nga: BOTA SOT Më: 9 shtator 2017 Në ora: 18:27
Isa Mustafa

Derisa koalicioni PAN-AKR është në pritje të kthimit nga Beogradi të deputetëve serbë për të votuar Qeverinë e Ramush Haradinajt, kryeministri dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka disa fjalë për të thënë.

Mustafa në një postim në Facebook, e ka quajtur të tmerrshme gjendjen aktuale në Kuvendin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se koalicioni PDK-AKR duhet të tërhiqet sot ose të rrëzohet dhe të themelohet një koalicion pa PDK-në dhe Listën serbe.

Postimi i plotë i Mustafës:

Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat