Qeverinë e pret fati i rrëzimit, Haradinaj instrument i PDK-së

Politika

Qeverinë e pret fati i rrëzimit, Haradinaj instrument i PDK-së

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 shtator 2017 Në ora: 14:33
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Të shtunën është formuar Qeveria e re e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re, Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe Lista Serbe, qeveri e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Por, kjo Qeveri ende pa filluar punën ka marr kritika të shumta pasi që përbëhet nga  shumë parti dhe se do të jetë instrument i PDK-së dhe do te jetë dorë e zgjatur e Beogradit.

Analisti politik, Hidajet Ahmeti ka thënë se Qeveria e Haradinajt  do të jetë më e dobëta që nga pas lufta e  se kjo qeveri do të jetë instrument i PDK-së dhe do të jetë në duart e Listës Serbe.

Image
Hidajet Ahmeti

“Gjykoj se në historinë politike të mbas luftës,  Qeveria Haradinaj do të jetë ndër qeveritë me të dobëta, e mbi të gjitha një qeveri e cila do të dirigjohet nga Beogradi zyrtar. Në anën tjetër, Qeveria Haradinaj  e posaçërisht kryeministri Haradinaj do të jetë instrument i partisë-shtet PDK-së, pasi që më fuqinë politike që ka AAK-ja do të jetë e pamundur  që t’i ketë duart e lira në pretendimin e saj për një qeverisje të mirë e në dobi të trupit publik. Kurse në anën tjetër, agjendat e brendshme të ndërtimit dhe konsolidimit të substancës së Republikës  do të jenë në duar të Listës serbe e në këtë rast dorës së zgjatur të Beogradit zyrtar”, ka thënë Ahmeti nga “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se  vota e Listës serbe është determinues për Qeverinë Haradinaj dhe se nuk mund te ketë një qeveri me jetëgjatësi.

“Nuk mund të kemi një qeveri stabile e me jetëgjatësi, kur brenda koalicionit qeverisës janë mbi njëzet parti politike, e  mbi të gjitha  në një sistem parlamentar kur vota e Listës serbe është determinues për Qeverinë Haradinaj, por edhe në proceset e rëndësishme dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se sipas situatës politike në vend, Haradinaj do ta ketë të pamundur që të përfundoj mandatin qeverisës me një dhjetëra parti.

“Në këto rrethana te reja politike, Qeveria Haradinaj  do ta ketë të pamundur ta përfundoj mandatin qeverisës,  e që gjykoj se viti 2018 do të jetë vit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare. Rrethanat e reja politike të krijuara na japin një mesazh shumë të qartë, një qeveri me dhjetëra parti, një qeveri e dobët dhe jetëshkurtër, një qeveri e varur nga dora e zgjatur  e Beogradit zyrtar, e mbi të gjitha një kryeministër i dirigjuar  nga brenda prej  partisë –shtet PDK-së, dhe  i dirigjuar nga jashtë prej Beogradit zyrtar”, ka thënë ai.

Në fund, Ahmeti ka thënë se me të gjitha këto atribute,Qeverinë  Haradinaj do ta pretë fati i rrëzimit, edhe ashtu kur dihet se do të kemi një opozitë shumë të fuqishme brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat