Sfidat që “kërcënojnë” Qeverinë e re

Politika

Sfidat që “kërcënojnë” Qeverinë e re

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 shtator 2017 Në ora: 20:39
Votimi i qeverisë PANA me Listën Serbe

Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës e cila lëshoi sallën, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn.

Por, Qeveria Haradinaj u zgjedh vetëm pas bekimit që mori ne Beograd, ku deputetët e Listës Serbe kishin qëndruar deri në momentet e fundit, e ku deputetët e Kuvendit të Kosovës qëndruan në pauzë afër 2 orë duke pritur që ata të kthehen nga Beogradi. Qeveria e sapoformuar është kritikuar ashpër, ku ajo ka rritur edhe më shumë ndikimin e Beogradit përmes Listës Serbe në Kosovë. Sipas analistëve dhe partive politike, kjo qeveri nuk do të jetë jetëgjatë.

Ish Zv/ Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj duke folur rreth asaj se sa mund të këtë sukses në qeveri PAN dhe AKR dhe sa mund të jetë kohëzgjatja e tyre ka thënë se kjo qeveri, do të jete qeveri kolektive me disa shefa, duke përfshirë edhe Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, kjo qeveri do të jetë vazhdimisht në margjinat e votave dhe nuk do të mund të realizojë asgjë të rëndësishme.

“Do të jetë plotësisht e varur nga Serbët dhe Serbia. Ne do ta luftojmë me të gjitha mjetet demokratike. Prandaj edhe i dhanë Ramush Haradinajt edhe njëqindtësh afat optimal,” ka thënë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat