SHIK-u organizatë kriminale, Kadri Veseli prapa grilave

Politika

SHIK-u organizatë kriminale, Kadri Veseli prapa grilave

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 shtator 2017 Në ora: 18:25
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” deputeti më i zëshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka shpalosur si asnjëherë më parë se Kadri Veselin dëshiron ta sheh prapa grilave për shkak të dëmeve që i ka bërë Kosovës. Molliqaj po ashtu ka thënë se vetëvendosje do të kërkoj krijimin e një komisioni hetimor për punën e SHIK-ut dhe veprimtarinë e kësaj organizate kriminale siç e quan ai. Deputeti nga vetëvendosje po ashtu ka thënë se Kadri Veseli ka udhëheq një organizatë kriminale e cila e ka terrorizu shoqërinë e Kosovës në forma të ndryshme shantazhe, vrasje, kërcënime, plaçkitje dhe Veseli i ka parapri kësaj organizate.

Bota sot: Si e vlerësoni Qeverinë e sapo formuar në krye më Ramush Haradinaj?

Dardan Molliqaj: Kjo qeveri është rezultat i një procesi të gjatë të zhvillimeve në Kosovë, besoj që nisja e kësaj lloj qeverie është diku janar ose shkurt të 2016-ës atëherë kur  edhe kishim një takim ne bashkë më pjesën tjetër të opozitës që ishte AAK dhe Nisma ku ndarja e madhe që ndodhi mes vetëvendosjes dhe këtyre dy subjekteve ishte partneri i ardhshëm qeverisës i mundshëm pas zgjedhjeve që u mbajtën më 11 qershor ku AAK dhe Nisma e në veçanti AAK këmbëngulte që partner ta kenë PDK-në dhe ne ishim kundër dhe aty u ndan rrugët tona. Cdo gjë prej atij momenti ka ardh drejt këtij ndërtimi  të koalicioni i PAN-it që unë e quaj koalicion i krimit, edhe pastaj nuk kishte si ndryshe që ky koalicion të ec tutje drejt ndërtimit të institucioneve përveç rrugëve jo politike për mendimin tim dhe nganjëherë edhe kriminale duke shantazhuar dhe blerë deputetë dhe duke kërcënuar forca të caktuara politike, dhe kemi një qeveri e cila është qeveria me e dobët që njëherë ka pas Kosova në të gjitha drejtimet edhe për nga përbërja e kabinetit edhe nga numri i deputeteve që e kanë mbështetur edhe për nga programi edhe synimet që i ka. Një prej shumë probleme që i ndodh kësaj qeverie është  varësia absolute prej Beogradit.

Besoj që Ramush Haradinaj është më se paku kryeministër  do të thotë se kemi kryeministra të ndryshëm brenda kësaj qeverie, dhe ju e dini se për herë të parë ndodh në Kosovë që në marrëveshje më shkrim ta zëmë më Z. Pacolli thuhet që edhe emërimi edhe shkarkimi i ministrave mund të behet vetëm pas pëlqimit të Z. Pacolli, pra është në rregull më pas marrëveshje të qeverisë por gjithmonë kryeministri duhet më pas të drejtën që i garantohet më ligj por edhe më marrëveshje të tjera politike. Kështu që besoj që kjo ka qenë në kuadër të ambicieve të sëmura të Ramush Haradinaj i cili fiksim e ka pas çështjen e kryeministrit dhe e ka sakrifikua gjithë partinë për tu bërë kryeministër njëjtë qysh beri para tij edhe Isa Mustafa i cili e sakrifikoj LDK-në për tu bëre kryeministër për vete dhe ju e dini rezultatin e LDK-së në këto zgjedhjeve. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat