Zafir Berisha: Nëse qeveria del nga “rruga e zotit” e mbështes rrëzimin e saj

Politika

Zafir Berisha: Nëse qeveria del nga “rruga e zotit” e mbështes rrëzimin e saj

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 20:20
Zafir Berisha

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë që kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta tregoj veten në 100 ditëshin e parë dhe në qoftë se kjo qeveri nuk ofron zgjidhje në çështje të rëndësishme, ai do të mbështes mocionin për rrëzimin e saj.

“Ramush Haradinaj e din pse nuk e kom votuar. Ai në 100 ditëshin e parë duhet me tregu cili grup mafioz qëndron prapa kontratës së KEDS. Dardan Gashi duhet të tregoj si ministër, çka ka në atë kontratë, a e ka nënshkruar atë dhe pse nuk e bën publike kontratën”

“Unë jam deputeti i 61-të. Kur e shoh që kjo qeveri nuk është në rrugën e zotit e mbështes mocionin për rrëzimin e saj” ka thënë Berisha në një intervistë në Info Magazine.

Tutje Zafir Berisha ka thënë që ka besim tek Haradinaj që do të ofroj zgjidhje në disa prej çështjeve të rëndësishme në vend, dhe se shpreson që do të vazhdoj me dinamikën me të cilën ka filluar si kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat