Pantina: Haradinaj s’kishte program qeverisës

Politika

Pantina: Haradinaj s’kishte program qeverisës

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 21:01
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, në Info Magazine, ka thënë se Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk ka prezantuar fare program qeverisës.

“Zakonisht kur një qeveri e re vije në pushtet, gjëja e parë që prezanton është që të sjell program qeverisës me të cilin dëshiron të realizojë në 4 vite, dhe pastai i prezanton njerëzit më të mirë për t’i udhëqhur dikasteret”.

“Haradinaj nuk ka prezantuar fare program qeverisë, ka prezantuar një dokument me parime të qeverisjes, kopje nga kushtetuta ose fraza që të them se janë fyese për deputetët”.

“Haradinaj dhe partia e tij kanë qenë dy mandatë në opozitë dhe kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i identifikuar ato probleme”.

“Haradinaj dhe i gjithë PAN-i kanë pasur kohë, afërsisht 100 ditë që ta hartonin një program qeverisës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat