Zgjedhjet komunale vendosin për partinë “më të fortë” në vend

Politika

Zgjedhjet komunale vendosin për partinë “më të fortë” në vend

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 shtator 2017 Në ora: 23:06
Ilustrim

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit partitë politike i presin si dyshim të votave të tyre ani pse zakonisht këto zgjedhje gjithmonë kanë sjell risi në politiken vendore. Vetëvendosje e cila në zgjedhjet nacionale pati ngritje të lartë të votave pret dyfishimin e këtyre votuesve dhe sipas zyrtareve të saj Vetëvendosje është e pa ndashme.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila në zgjedhjet nacionale pati rënie të votuesve, për zgjedhjet komunale të tetorit është e bindur se do të fitoj në komunat që i ka qeverisur dhe më herët. Ata po ashtu kanë thënë se janë të bindur në fitoren e dy qyteteve më të madhe në vend Prishtinës dhe Prizrenit. Deputeti i VV-së Rexhep Selimi ka thënë se dyfishimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet e 11 Qershorit ka qenë diçka e pritshme dhe reale. 

Sipas tij, rritja e Lëvizjes në Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit është e pritshme dhe e pandalshme. “Referuar në rezultatet e 11 Qershorit ne jemi të parët përballë të gjitha partive dhe koalicioneve në shumë komuna. Prandaj 22 Tetori do të na sjellë fitues në shume komuna. Janë shumën faktorë që e kane sjell rritjen e Lëvizjes. Keq qeverisjet e partive tjera në nivel qendror dhe atë lokal, «koalicionet tregtare» të subjekteve me njëra tjetrën, por mbi të gjitha forcën edhe më të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje e sjell vetë Lëvizja Vetëvendosje me rrugën e saj të drejtë dhe gjithsesi edhe udhëheqja e mirë e Prishtinës nga LVVja që do të jetë shembull edhe për komunat tjera. Prandaj suksesi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 22 tetorit është i pandalshëm dhe i sigurte”, ka thënë deputeti Selimi. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat