Nisma "fundos" Ramush Haradinajn - Bota Sot
Nisma "fundos" Ramush Haradinajn

Politika

E martë, 26 shtator 2017

Nisma "fundos" Ramush Haradinajn

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 shtator 2017 Në ora: 18:46
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Koalicioni PAN nuk do ta ketë këtë emër në Kuvendin e Kosovës. Si rrjedhojë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë mbetur pa partinë e Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën, e cila ka vendosur që të veproj e vetme brenda Kuvendit. Analistët vlerësojnë se veprimi i Nismës, tregon se kjo parti do të dalë kundër koalicionit PAN në procese të ndryshme politike.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka konfirmuar se deputetët e Nismës tashmë do ta funksionojnë ndaras nga PAN.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se do jenë edhe pozitë edhe opozitë dhe do ta mbrojnë interesin e qytetarëve.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se rruga e tyre parlamentare, do të vazhdojë e ndarë nga PAN-i.

“Ne do të kemi qëndrime të përbashkëta, por edhe të ndara.
Prej sot, do të jemi edhe pozitë por edhe opozite. Çdo propozim dhe çdo iniciativë që shkon në interes të vendit do të ketë mbështetjen e NISM-ës, në krye me zyrtarin tonë Bilall Sherifin. Këto iniciativa munden me ardhë nga çdo forcë politike, por ne do ta dëshmojmë që ne nuk jemi numra, po jemi deputet. Ne jemi zgjedhur për ta mbrojte interesin e Kosovës, interesin e qytetarëve, pastaj të Nismës e krejt në fund edhe tonin”, ka shkruar Zeka.(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test