Haradinaj do të dalë “Dështak” apo “Hero” para çështjes se demarkacionit

Politika

Haradinaj do të dalë “Dështak” apo “Hero” para çështjes se demarkacionit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 shtator 2017 Në ora: 18:51
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, njëri ndër kundërshtuesit më të mëdhenj për demarkacionin me Malin e Zi ka ripërsëritur qëndrimin se marrëveshja e nënshkruar më 15 gusht për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është e gabuar dhe si e tillë, sipas tij duhet të rishikohet. Haradinaj, këtë qëndrim e ka dhënë dy ditë më parë pas një takimi që pati me bashkë partiakun e tij, ministrin e ri të Infrastrukturës Pal Lekaj.

I pyetur lidhur me raportimet se Ambasada e Amerikane nuk do të përkrah version tjetër të demarkacionit, Haradinaj ka thënë se çdo ndryshim do të bëhet në koordinim të plotë me mekanizmat ndërkombëtar dhe se ambasada e ShBA-së nuk ka deklaruar se nuk përkrah vendimin e qeverisë.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë Ramush Haradinaj,  ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi, Murat Mehën, dhe në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e gjeografisë, Shpejtim Bulliqin. 

 (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat