Haziri: Ja për cilën arsye Haradinaj nuk po e shkarkon ministrin serb

Politika

Haziri: Ja për cilën arsye Haradinaj nuk po e shkarkon ministrin serb

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 shtator 2017 Në ora: 17:20
Ramush Haradinaj dhe Nenad Rikalo

Ditë më parë u bënë publike nga mediat akuzat e ish fqinjëve në lagjen “Dardania” të Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo për maltretim gjatë vitit 1999. Por po vlerësohet se këto akuza duhet të merren seriozisht nga Prokuroria e Shetit si dhe nga Qeveria. Ndërsa, sa i përket deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që ka kërkuar të dhëna nga kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e Rikalos në këto aktivitete,  por nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla.

Analisti Nexhat Haziri ka komentuar për “Bota sot” akuzat ndaj ministrit Rikallo nga ish fqinjët e tij për të  cilat ka thënë se duhet të merren seriozisht e të zbardhen nga prokuroria dhe të shkarkohet nga Haradinaj.

“Akuzat që po i behën nga qytetarët e Prishtinës, ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo për vepra kriminale ndaj fqinjëve të tij shqiptarë në kohën e luftës, duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës, flas këtu nga prokuroria dhe deri në zbardhje të kësaj çështje, kryeministri Haradinaj do të duhet ta shkarkoj ministrin Rikallo”, ka thënë ai.

Image
Nexhat Haziri

Për më tepër, Haziri ka thënë se ky shkarkim i Rikallos nuk do të jetë edhe i lehtë pasi që Haradiaj duhet të përballet me listën serbe, por  ai do të jetë i detyruar që të veprojë nga Prokuroria.

“Por kjo nuk duket të jetë edhe aq e lehtë për kryeministrin Haradinaj, pasi largimi i Rikallos do ta vendoste përballë një mospajtimi nga Lista Serpska, nga e cila është lidhur edhe vetë fati i kësaj qeverie. Por, unë besoj se përballë presionit publik, kryeministri Haradinaj do të jetë i detyruar të veproj, nëse prokuroria e thotë fjalën e sajë e cila mbështet edhe në deklaratat e qytetarëve për veprimtarinë kriminale të ministrit Rikallo gjatë periudhës së luftës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Haziri ka thënë se AKI është nën didaktik e njerëzve të SHIK-ut  dhe raportin e këtij institucioni nuk mund të marrim si të bazuar.

“Ndërsa nuk mund ta marrim si të bazuar edhe raportin e AKI-së për të cilin foli edhe kryeministri Haradinaj që një farë forme i mohoj akuzat e qytetarëve të Prishtinës, pasi ky institucion, pra AKI është nën diktatin e njerëzve të SHIK-ut, dhe natyrisht do të bëj e do të lëshoj raporte për kë do në bazë të udhëzimeve që i merr nga SHIK-u i Kadri Veselit”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat