Haradinaj nuk guxon të shkarkojë Ministrin me duar “të përgjakura”

Politika

Haradinaj nuk guxon të shkarkojë Ministrin me duar “të përgjakura”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 shtator 2017 Në ora: 17:42
Nenad Rikalo

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë luftës se fundit në Kosovë. Banoret e lagjes Dardania në media kanë treguar se ministri Rikallo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.

Torturat dhe maltretimet kishin ndodhur kryesisht te banorët e  disa ndërtesave në Kurriz në lagjen Dardania në vitet 1998-199 në vendin ku edhe Nenad Rikallo në atë kohë jetonte dhe në kohen e luftës tashmë ministri i Qeverisë se Kosovës ishte i ri në moshë.

Ne kemi kontaktuar më njërin nga banorët e asaj lagjeje dhe i cili thotë se e njeh mire Nenad Rikallo dhe punët e rrahjet e krimet që ai ka bërë gjatëluftës, por zotëria në fjalë nuk ka dashur të flas shumë në lidhje më këtë.

“Unë e njoh mirë, por nuk dua të flas për të” ka thënë shkurt K. M banor në lagjen Dardania. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat