Kur skandalet bëhen kryefjalë e një qeverie të zorit

Politika

Kur skandalet bëhen kryefjalë e një qeverie të zorit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 15 shtator 2017 Në ora: 19:40
Qeveria PANA-Lista Serbe

Ende pa e bërë një javë të plotë, Qeveria e votuar nga 61 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës është përfshirë nga disa skandale.

Tema e “nxehtë”, për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e zi, u rikthye sërish në agjendën politike të Kosovës. I sapo zgjedhuri Kryeministër, Ramush Haradinaj i ndërmori hapat e parë me qëllim të ndryshimit të marrëveshjes, duke shkarkuar kështu gjithë komisionin e mëparshëm me në krye Murat Mehën. Por, një deklaratë e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, nervozi Haradinajn, i cili këtë nervozë e shfryu tek gazetarët që e pyetën lidhur me këtë temë. Haradinaj duket se do ta ketë mjaftë të vështirë përballë qëndrimit të SHBA-së dhe BE-së sa i përket Demarkacionit. Ndërsa, se a do t`i ha fjalët e tij që Kufiri me Malin e zi është deri në Çakorr, pritet të shihet në ditët e ardhshme.

Skandalet vijuan. Qeveria që nuk e ka prezantuar ende programin qeverisës, ka brenda saj një Ministër të Bujqësisë i cili po akuzohet nga qytetarët e Prishtinës, për torturim dhe keqtrajtim të studentëve gjatë luftës në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat