Haradinaj sakrifikoi ushtrinë dhe Trepçën për pushtet?

Politika

Haradinaj sakrifikoi ushtrinë dhe Trepçën për pushtet?

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 15 shtator 2017 Në ora: 21:46
Ramush Haradinaj

Koalicioni me Listën serbe për formimin e Qeverisë, mund t`i kushtoj Kosovës me heqjen çështjes së formimit të Ushtrisë dhe pronësisë mbi Trepçën. Ndonëse Qeveria e Kosovës e mohon një gjë të tillë, janë zyrtarët serb ata të cilët kategorikisht po e mohojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës. Lista serbe e dirigjuar nga Beogradi, sipas analistëve duhet të ketë pranuar të hyjë në Qeverinë Haradinaj, vetëm pas ndonjë kompromisi të dhimbshëm për Kosovën.

Me tri ministri dhe gjashtë zëvendës ministra, Lista Serbe u bë pjesë e qeverisë aktuale.

Qëndrimet e tyre për formimin e Ushtrisë së Kosovës kanë qenë të ditura edhe më herët, e kundërshtimin vazhdon ende.

Madje, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se Lista Srpska do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, Lista Srpska tashmë ka bërë hapin e parë dhe ka vepruar ashtu që formimi i Ushtrisë së Kosovës të hiqet nga dokumenti i Qeverisë.

"Haradinaj në këtë moment nuk po e përmend shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri", ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se Lista Srpska në Qeverinë e Kosovës ka hyrë që të ketë disa koncesione dhe nuk është e rastësishme që nga qëllimet programore të kabinetit Haradinaj është hequr çështja e formimit të Ushtrisë si dhe pronësia e Trepçës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat