Shoqëria si përgjegjëse për vrasjen e Aulonit

Politika

Shoqëria si përgjegjëse për vrasjen e Aulonit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 shtator 2017 Në ora: 21:32
Aulon Zeka

Prishtina u trondit nga vrasja e 16 vjeçarit Aulon Zeka që ndodhi të shtunën.  Zeka u gjet i vrarë me 4 plumba në një rrugicë të mbushur me mbeturina.  Të tilla vende “të fshehta”, në Prishtinë ka plot. Ato u shërbejnë banorëve “dembelë”, për hedhjen e mbeturinave, për kryerjen e nevojave fiziologjike etj. Shpeshherë, në këto vende gjenden shiringa apo edhe mjete të tjera medicinale. Deri më sot, thuajse askush nuk është marr me pastrimin e këtyre lokacioneve dhe si të tilla vazhdojnë të shfrytëzohen për qëllime të ndryshme.

Rasti i vrasjes së Aulon Zekës, tregon se sa në rrezik mund të jetë jeta e një të riu në vendin me më së shumti popullsi në Kosovë. 

Komuna e Prishtinës, nuk ka të vendosura kamera të sigurisë as nëpër rrugët më kryesore e lëre më në një rrugicë si ajo ku u gjet i vrarë 16 vjeçari Aulon Zeka.

Edhe sa “Aulonë” , tjerë duhet të vriten, derisa të ngritet vetëdëdija qytetare për rrezikun që paraqet mungesa e kamerave të sigurisë dhe mbajtja e armëve pa leje?.

Kush duhet të jap përgjegjësi për dy të miturit që dyshohen për vrasjen e Aulon Zekës. Kush ua ka futur nëpër mend atyre se vetëm vrasja do të mund t`ua zgjidhte problemin?. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat