Shpërthen Kastrati: Qeveri mafi, me hajna, analfabetë e fodullë sikur në viset afrikane

Politika

Shpërthen Kastrati: Qeveri mafi, me hajna, analfabetë e fodullë sikur në viset afrikane

Nga: Bota sot Më: 18 shtator 2017 Në ora: 08:53
Qeveria PANA-Lista Serbe

Opinionisti Sinan Kastrati ka komentur lidhur me Qeverinë e re të Kosovës, të krijuar nga koalicioni PANA në partneritet me Listën serbe.

Kastrati në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka thënë se “Kosova as në kohë “lufte” nuk ka pasur më shumë “komandantë”, “komesarë politikë”, “(krye) shefa” të shërbimeve të sigurimeve, shërbimeve të fshehta e joshqiptarë se sa sot që ka në Qeverinë e Ramush Haradinajt”.

Ai ka hedhur akuza të rënda edhe ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, sekserit Dardan Gashi dhe kreut të Nismës, Fatmir Limajn.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Image
Sinan Kastrati

Është e njohur shprehja “Dushk për gogla” dhe ka kuptimin kur dy tregtarë mendojnë se e kanë mashtrua shoqi-shoin duke i shitur “dushk” për “duhan” dhe “gogla” për “arra”. Më vonë, kur ata i hapën thasët shohin se të dytë kanë qenë të njejtë, RRENCA.

Kosova as në kohë “lufte” nuk ka pasur më shumë “komandantë”, “komesarë politikë”, “(krye) shefa” të sherbimeve të sigurimeve, shërbimeve të mshefta e joshqiptare e “drejtorë politikë” se sa sot që ka në “qeverinë e Ramushit”, të ulur këmbëkryq në një sofër në qergën e “burrave” se sa tash, bashkë me serbë e RAI.

Kryetari i shtetit është kryekrimineli e kryehajni, Hashim Thaçi. Kështu e quajnë edhe ish “partiakët” e tij, Zafir Berisha.

Kryetari i qeverisë, Ramush Haradinaj është i akuzuari për vrasje, vjedhje e haraq, njeriu (ndër më të përfolurit, bashkë me të vëllain Dautin e Xhavit Halitin) në rrethin e Dukagjinit, në rrugën Pejë-Gjakovë.

Kadri Veseli, kryetari i kuvendit, ish shefi i shërbimit, i njohur si SHIK dhe edhe më i njohur për keqtrajtimin, burgosjen dhe vrasjet e dyshimta të shqiptarëve, para e pas “luftës”, në Kosovë e në Shqipëri.

Fatmit Limaj, i njohur si “komandant Qeliku”, për të cilin përveç dyshimeve për vrasje, vjedhje, edhe ky para e pas lufte, pa as një ditë lufte e as një pllam tokë të çliruar, u bë zëvëndës kryeministër.

Sa për zëvëndës kryemisnistrat tjerë, Pacollin, mikun e Jelcinit e sekserin Daradan, nuk dua të flas kësaj radhe. Pacolli ia la këmbët e arushës Isës e sa për Dardanin ai as që skuqet se s`ka ftyrë. Pa asnjë votë e pa parti, si parashutist hyri në qeveri, si msit, mbles apo tuxhar kuajsh, si ndërmjetësues i Ukës e Uka, i Teutës dhe Ramushit. Thjeshte ia dha një të shtyme Ramushit.

Ka mbetur vetëm edhe Rexhep Selimi, tash në “partinë” e Albinit, e kjo udhëheqje do të kishte kuptimin e plotë me të gjitha tiparet e një shteti që udhiqet me mafi, hajna, analfabetë e fodullë, sikur në fiset indase e ato afrikane, qeveri për librin e “Ginisit”.

Dikush më tha në një ndejë se profesioni më fitimprurës është profesioni i politikanit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat