Deputetja e AAK-së flet për deklaratën e Pacollit, tregon a do të kthehet Ligji për Specialen në Kuvend

Politika

Deputetja e AAK-së flet për deklaratën e Pacollit, tregon a do të kthehet Ligji për Specialen në Kuvend

Nga: Arbnore Zhushi Më: 18 shtator 2017 Në ora: 16:07
UÇK

Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, për televizionin publik zviceran CFR, ka folur për aktakuzat e pritura nga Gjykata Speciale, pas raportit të Dick Marty.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ka shqiptarë që kanë kryer krime lufte në Kosovë dhe se për këtë ata do të dënohen.

“Është e mirë që do ketë akuza kundër atyre që në të vërtetë kanë kryer krime lufte dhe ka pasur shqiptarë që kanë qenë fajtorë. Ata duhet të dënohen për këtë”, ka thënë Pacolli.

Por, deputetja e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se deklarata e Pacollit mund të jetë keqinterpretuar.

Image
Time Kadrijaj

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Kadrijaj ka thënë se të akuzuar për të njëjtat akuza ishin edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e komandantë të tjerë, por ata janë shpallur të pavarur.

Sipas saj, Gjykata Speciale, nuk duhet të merret vetëm me krimet e supozuara të UÇK-së, por duhet t’i dënojë të gjithë ata që kanë kryer krime, pavarësisht nacionalitetit.

“Ka qenë i akuzuar edhe lideri jonë Ramush Haradinaj, por e ka dëshmuar pafajësinë e tij në Gjykatën e Hagës, ka qenë Fatmir Limaj dhe shumë pjesëtarë, komandantë që kanë qenë të ndaluar në gjykatë, por është shpallur pafajësia e tij. Mendoj se është keqinterpretuar deklarata e Pacollit, se ata që kanë bërë krime, pavarësisht nga cili nacionalitet vijnë, që gjykata Speciale mos me qenë vetëm gjykatë që merret me krime të UÇK-së, por të jetë gjykatë që i dënon të gjithë ata që kanë bërë krime. Kjo ka qenë një prej kërkesave tona me formimin e gGykatës Speciale”, është shprehur deputetja e AAK-së.

Kadrijaj ka folur edhe për Ligjin për Gjykatën Speciale, për të cilin  ka thënë se nuk do të kthehet në Kuvend.

Ajo ka theksuar se për krimet e bëra në Ballkan duhet të dënohet regjimi serb, e jo ushtarët që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Nuk e mendoj që do të kthehet në Kuvend Ligji për Specialen, ne nuk e kemi votuar, por është votuar më shumicë absolute. Ne kemi menduar që vet formimi i kësaj gjykate është një padrejtësi që i është bërë ushtarëve të UÇK-së dhe Kosovës, sepse Kosova ka bërë luftë çlirimtare, mbrojtëse dhe nuk jemi ne ata që kemi filluar luftën në Serbi, por ata e kanë okupuar Kosovën. Nëse dikush është që duhet të dënohet për të gjitha krimet në Ballkan, duke filluar prej Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe në fund Kosovës, duhet të dënohet regjimi serb, e jo ushtarët që kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat