Si po heshtet ana e “errët” e periudhës së pasluftës

Politika

Si po heshtet ana e “errët” e periudhës së pasluftës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 shtator 2017 Në ora: 20:10
Disa nga viktimat e vrasjeve poltike

“Është vështirë të mendohet se vrasja e gjithë atyre aktivistëve politik dhe ushtarak të ketë qenë një koinçidencë. Por për ato vrasje kryesisht heshtet, gjë që legjitimon çdo spekulim për të dyshuarit. Shoqërimi me persona të tillë, e privon kryeministrin e tanishëm drejt fitimit të besimit të qytetarëve, apo edhe të respektimit të punës së tij tani dhe në të ardhmen” ka thënë politologu Mentor Tahiri.

Qeveria e sapo formuar e Ramush Haradinaj ka filluar punën më njerëz të dyshuar për krime e tortura dhe ministra që kanë probleme më ligjin, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të donacioneve. Ministri I bujqësisë në Qeverinë e Kosovës Nenad Rikallo i cili kohëve të fundit është parë si i dyshuar nga shumë qytetarë të Prishtinës, si i dyshuar se gjatë kohës së luftës kishte ushtruar dhunë dhe tortura mbi civilet shqiptarë në lagjen Dardania.

Këto akuza, nuk i kanë lënë përshtypje kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili po  shprehet i bindur se duhet të punojë, ani pse në mesin e tij ka ministra që kanë probleme me ligjin. Ministri tjetër Valdrin Lluka që udhëheq më Ministrinë e Zhvillimit ekonomik akuzohet për shpërdorim detyre për shkak se përmes një organizate jo qeveritare kishte akorduar një shumë parash si donacion e që rasti ishte parë si konflikt interesi.

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Enver Bytyçi ka thënë për “Bota sot” se  Nenad Rikalo, ministri nga Lista Serbe i Bujqësisë në qeverinë e Kosovës është akuzuar për keqtrajtim të shqiptarëve para vitit 1999. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat